Connect with us

Kronike

Sherr me thika/ Vritet 33-vjeçari, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Bresha të Italisë. Dy shqiptarë janë përfshirë në një konflikt dhe për pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital pasi është goditur me thikë.

Mediat italiane raportojnë se viktima është Alfonso Kola, 33 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali pas një debati pasditen e së mërkurës.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga thika.

Ndërkohë, si autor i dyshuar për këtë ngjarje është vënë në pranga një tjetër shqiptar, Petrit Gega, 52 vjeç.

Advertisement