Connect with us

Aktualitet

Kthjellime dhe diell, fundjava me temperatura deri në…

Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por, sipas MetoAlb në vijim parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 28°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 3 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.

Advertisement