Bota
Wanger kundër Putin, Irani: Është çështje e brendshme e vendit
Nisur nga situata aktuale në Rusi, ku grupi mercenar Wagner i ka shpallur luftë udhëheqjes ruse, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani i përshkroi zhvillimet e fundit në Rusi si një çështje e brendshme e vendit, duke thënë se Republika Islamike e Iranit mbështet sundimin e ligjit në Federatën Ruse.