Connect with us

Pinknews

Publikohet “Dasma” e shumëpritur e Dafina Zeqirit

“Dasma”, kjo është kënga që me siguri do të ju shoqërojë në çdo dasmë e aheng familjarë tash e tutje.

Artistja e njohur, Dafina Zeqiri ka publikuar më në fund projektin e shumë pritur nga fansat e saj.Dafina gjithmonë i ka kënduar dashurisë, por kësaj herë në një mënyrë më të veçantë.“Kur nuk kom me t’lon vetëm, un me ty e gjeta veten, sem len ti mu vetëm, un me ty jem tan jetën”, është një pjesë e tekstit të këngës.Kënga është pritur mjaftë mirë, dhe në You Tube ka marrë shumë komente të mira.

Pinknews

TRONDITËSE/ Këngëtarja Teuta Selimi dhunohet nga bashkëshorti dhe vëllai i saj

Këngëtarja nga Kosova, Teuta Selimi ka denoncuar për dhunë bashkëshortin dhe vëllain e saj. Mediat në Kosovë raportojnë se brenda 48 orëve, artistja ka bërë 2 denoncime në Policinë e Kosovës.

Denoncimi i parë ndodhi në orët e para të së mërkurës, ku ajo raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri. Konflikti verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, kur Patriku qëlloi disa herë në kokë Teutë

Po ashtu, mesnatën e kaluar, këngëtarja është paraqitur sërish në Polici, për të denoncuar për dhunë vëllanë e saj, Agron Selimin. Dyshohet se vëllai e ka sulmuar fizikisht, pas një debati që nisi pikërisht për denoncimin e Teutës ndaj bashkëshortit

Policia ka marrë nën hetim të dy të pandehurit, ndërsa vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë. Ata të dy do të hetohen për dhunë në familje.

Continue Reading

Pinknews

‘Mos ma lërë seen të lutem…”/ Ronaldo Sharka publikon bisedën e Erjolës dhe Romeos

Balerini Graciano Tagani së fundmi ka deklaruar se Romeo Veshaj i ka shkruar një mesazh Erjola Doçit jashtë “BBV”, megjithëse një gjë e tillë është mohuar nga dyshja.

Ditë e sotme miku i moderatores, Ronaldo Sharka ka postuar në InstaStory një bisede të sajuar mes dy konkurrentëve të “BBV”.

Në bisedën e sajuar në Instagram, aktori ka flirtuar me Erjolën duke e ftuar atë për kafe, megjithëse kjo e fundit nuk ka pranuar që të dalë me të, duke ia lënë seen fillimisht.

Teksa duket qartë që aktori ka insistuar që të takohet me moderatoren, Erjola ka nxjerrë pretekste të ndryshme për mos ta takuar.

Biseda:

Romeo: Erjola unë sa zbrita nga urbani i Kasharit. Do pijmë një kafe apo je me atë shoqen, Ronaldon?

Mos ma lër seen të lutem, erdha deri këtu, shkëputu pak.

Erjola: O Romeo më lër reaht se nuk jam në terezi

Romeo: Pi as për një kafe nuk ke kohë?

Erjola: S’kam kohë, do takoj Gracianon. Po deshe dil me Romeon se ai të ka fiksim

Continue Reading

Pinknews

Xhensila Myrtezaj vazhdon të provokojë në Instagram, “djeg” rrjetin me imazhet e “nxehta”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj po vazhdon të jetë emri më i lakuar në mediat rozë.

Arsyeja është ndarja nga aktori Bes Kallaku.

Krahas zërave të shumtë sa i përket fundit të kësaj martese, këngëtarja nuk ka dhënë ndonjë detaj duke u fokusuar vetëm në jetën profesionale.

Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, duke postuar më së shumti momente nga koncertet në të cilat mer pjesë.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar disa foto me në fokus belin e saj të sheshtë e të tonifikuar.

FOTOT: Xhensila Myrtezaj vazhdon të provokojë në Instagram,

 

Continue Reading

Pinknews

E shpallën të vdekur! Reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka reaguar në rrjetet e saj sociale pasi një lajm i cili po qarkullonte në Tik-Tok pretendonte se ajo kishte vdekur.

Ndaj dhe Matoshi shprehu pakënaqësinë e saj ndaj këtij dezinformimi.

“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm”, shkruan Adriana në Instagram.

Ndërkohë që gjithashtu ka theksuar se emrin e ka me ‘D’, duke iu referuar postimit që emrin ‘Adriana’ e kishin shkruar gabim.

“Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu”, shton ajo.

 

Continue Reading

Pinknews

“Doli që kisha tumor…”/ Rrëfimi prekës i Heidi Bacit: Fatkeqësisht….

Pasditen e sotme në shtëpinë e BBV ka mbërritur një zarf i bardhë, i cili është lexuar nga Juli. Në zarfin e ardhur shkruhej se të gjithë banorët do kishin mundësi të tregonin një histori personale apo të një të afërmi, që ka përjetuar një sëmundje serioze, kryesisht tumori.

Ka qenë Heidi ajo që ka nisur rrëfimin e saj, ku fillimisht ka treguar për sëmundjen e gjyshes së saj, e cila ishte diagnostifikaur me kancër në moshën 57-vjecare dhe kishte ndërruar jetë.

Ajo gjithashtu ka treguar se në një kontroll rutinë të saj, ajo rezultoi se kishte një tumor në dorë, të cilin fatmirësisht e ka kapur në kohë.

“Shkova dhe doli që ishte tumor. Faktikisht e kapa në kohë sepse dora ka shumë lidhje dhe mund të kishte kapur gjekun, nervat, cdo lloj gjëje dhe mund të degradonte situata. Kështu që këshilla më e mirë është të kontrollojmë veten për këto gjëra”, ka rrëfyer banorja e BBV.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING