Connect with us

Aktualitet

Tragjedi në bregdetin shqiptar, mbytet babai me dy djemtë e mitur

jë tragjedi ka ndodhur në bregdetin shqiptar. Babai me dy djemtë e mitur, janë mbytur në plazhin Vilë-Boshtovë. Burri 55-vjeçar dhe fëmijët 13 dhe 15-vjeç nga Tirana kanë ndërruar jetë.

Sipas Policisë, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar por të 3 shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre persona, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Advertisement