Connect with us

Rajon

Vulin NON GRATA, reagon ambasada amerikane në Beograd

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ka reaguar shpejt pasi Thesari Amerikan ka sanksionuar shefin e inteligjencës serbe dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, teksa e ka future në listen e personave ‘non grata’

Ambasada thotë se një vendim i tillë s’ka për qëllim institucionet e Serbisë.

Në reagim thuhet se Shtetet e Bashkuara te Amerikes janë të palëkundura  në përpjekjet e tyre për të ekspozuar dhe sanksionuar ata që janë të përfshirë në aktivitete korruptive dhe destabilizuese, që minojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe që thellojnë ndikimin keqdashës të Rusisë në rajon.

“SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët e Serbisë në rrugën për të reformuar sistemin gjyqësor, për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë” – përfundon reagimi amerikan

Advertisement