Kosova
Kurti i kordinuar me qarqet ekstremiste serbe
Analisti dhe publicisti Mero Baze shkruan se Albin Kurti më në fund u dorëzua përballë sanksioneve të Bashkimit Evropian. Edhe pse në fillim tha “shpresoj të mos zgjasin shumë”, duke i cilësuar ato si të padrejta, ndërsa kritikat e sekretarit Blinken si naive, ai pranoi dje zyrtarisht se ka pranuar të tërheqë policinë nga Veriu i Kosovës dhe të mbajë zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe.
Sipas tij, asgjë e re nuk ka ndodhur në harkun e këtyre dy javëve për t’u “dorëzuar”, përveç publikimit të audio përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Albin Kurtit, Mimoza Kusari, me liderin famëkeq të serbëve, Milan Radojçiç.
Baze thotë se “kryeministri populist, i cili bënte sikur luftonte për të mbrojtur Veriun e Kosovës, në të vërtetë rezulton i koordinuar me qarqet ekstremiste serbe për këtë situatë dhe në momentin që u bën publike pazaret e tij, ai u dorëzua”
Sipas Mero Bazes, dorëzimi i Albin Kurtit, është një akt pozitiv për Kosovën, por një akt që vjen me një faturë të rëndë, të cilën do ta paguajë gjatë, pasi Kosova ka dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme besueshmërinë e saj si shtet në raport me Perëndimin.
“Albin Kurti nuk u dorëzua se ju mbush mendja befas që duhet të dëgjojë Perëndimin, por u dorëzua se ju zbuluan pazaret me serbët” – shkruan Mero Baze