Connect with us

Politike

Pr.ligji për legalizimin e kanabisit, deputetët e PS e miratojnë në mbledhje pa opozitën

Deputetët e Partisë Socialiste kanë miratuar në mënyrë të fshehtë ditën e sotme draftin e qeverisë për legalizimin e kanabisit. Balkanweb shkruan se kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka thirrur në mënyrë urgjente mbledhjen e Komisionit pa qenë të pranishëm deputetët e opozitës.

Të gjithë deputetët socialistë kanë miratuar projektligjin përveç Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majkos, të cilët kanë abstenuar. Deputetët opozitarë kanë deklaruar se nuk janë njoftuar në lidhje me mbledhjen, ndërkohë që bëhet me dije se ambienti ku është zhvilluar mbledhja, nuk ka pasur as kamera dhe as regjistrues.

Advertisement