Connect with us

OPINION

Nato e së nesërmes/ Bushati: Përparimi i Suedisë drejt NATO-s, Lufta e Ftohtë…

Nga Ditmir Bushati 
NATO E SË NESËRMES
Nëse Samiti i NATO-s i vitit të kaluar në Madrid ishte padiskutim historik, pasi NATO rigjeti Europën dhe aleatët solidaritetin mes tyre përballë kërcënimit të Putinit, duke shënuar një pikë kthese në përmirësimin më të madh të kapaciteteve të mbrojtjes për aleancën euro-atlantike që nga Lufta e Ftohtë, Samiti i Vilniusit i 11-12 Korrikut të këtij viti do të ketë një trashëgimi disi më të komplikuar. Ai do të mbahet mend për përparimin e Suedisë drejt NATO-s, inkurajimin e aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në aleancë, planet më të detajuara të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë dhe angazhimin e vendeve të G-7 për mbështetjen ndaj Ukrainës, të cilën çdo vend do ta përcaktojë në mënyrë të detajuar individualisht.
Samiti i NATO-s i vitit të kaluar në Madrid miratoi Konceptin e ri Strategjik duke shënuar fundin e epokës së pas Luftës së Ftohtë dhe fillimin e një epoke të re të tensionimit dhe konfrontimit me Rusinë. Ndërkohë që Samiti i Vilniusit u përqendrua në një detyrë më pak tërheqëse për publikun, por të rëndësishme, atë të zbatimit të prioriteteve dhe vizionit të aleatëve të përshkruara një vit më parë. Komunikata e Samitit përmban një sërë elementesh, duke përfshirë mënyrën e zbatimit të planeve të mbrojtjes të vitit të kaluar, angazhimet për shpenzimet e mbrojtjes, partneritetet më të strukturuara globale, veçanërisht me vendet e Indo-Paqësorit, sikundër një pasqyrë të objektivave të Samitit të vitit të ardhshëm që do të mbahet në Washington.
Dihet se Kina u përmend për herë të parë në Samitin e Madridit si një burim “sfidash sistematike” për sigurinë euro-atlantike, edhe pse aleanca nuk ndan vijë kufitare me të. Kina u shfaq gjithashtu në mënyrë të dukshme në komunikatën e Samitit të Vilnusit si një “sfidë sistematike” për NATO-n. Ashtu si në Madrid vjet, edhe këtë vit në Vilnus, partnerët e Indo-Paqësorit ishin të pranishëm, shenjë e rëndësisë që NATO i jep këtij rajoni në epokën e konkurrencës strategjike me Kinën. Për NATO-n ruajtja e status quo me Kinën është e rëndësishme, pasi një mbështetje materiale e Kinës për Rusinë mund të përshkallëzojë në mënyrë dramatike konfliktin e tanishëm.
Në një mënyrë Vilnius mund të lexohet edhe si një samit për zbatimin e planeve që synojnë ndërtimin e NATO-s të së nesërmes. Modeli i ri i forcave të NATO-s, i rënë dakord në Samitin e Madridit, forcon aleancën duke siguruar deri në 300.000 trupa në gatishmëri të lartë, duke përmirësuar reagimin dhe duke shfrytëzuar ekspertizën rajonale. Thënë ndryshe, NATO po riorientohet dhe ristrukturohet për t’u përballur me një mjedis global më kompleks dhe sfidues.
Natyrisht kjo kërkon më shumë fonde. Në komunikatën e Samitit të Vilnusit rikonfirmohet angazhimi i kahershëm i Samitit të Wellsit të vitit 2014 për të shpenzuar të paktën 2% të PBB-së në vit për mbrojtjen, si dhe bëhet thirrje për të forcuar zinxhirët e furnizimit dhe industrisë së mbrojtjes në Europë. Duhet pranuar se NATO ende nuk ka arritur ta jetësojë angazhimin e “2% të PBB-së si një dysheme dhe jo si një tavan”, pasi në fund të fundit i takon shteteve anëtare të angazhohen për financim në nivel kombëtar. Gjithsesi, NATO e bëri të qartë se për të përmbushur rolin e saj anëtarët duhet të kontribuojnë më shumë.
Samiti i Vilnusit rikonfirmoi gjithashtu zgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg. Ai e ka udhëhequr aleancën në një periudhë të trazuar gjatë pandemisë, pushtimit rus të Ukrainës rritjes masive të shpenzimeve ushtarake në të gjithë kontinentin dhe pranimit të katër anëtarëve të rinj në NATO.
Bukuresht 2.0?
Në Vilnus NATO ripohoi mbështetjen për Ukrainën, duke deklaruar se “e ardhmja e Ukrainës është në NATO”, por pa hedhur një hap përpara krahasuar me Samitin e Bukureshtit të vitit 2008. Shpresat e Ukrainës për një rrugë konkrete drejt anëtarësimit në NATO ndonëse nuk u përmbushën, nuk u venitën. Duke krahasuar komunikatat e Vilniusit dhe Bukureshtit, mund të thuhet se Kievi mori një “Bukuresht 2.0” ose ndoshta një “Bukuresht+”. Është afruar më shumë me NATO-n, por vetëm pak. Vilnius nuk ishte ndalesa e fundit për udhëtimin e Ukrainës në NATO, por mund të konsiderohet një “urë” midis Madridit dhe Samitit të Washingtonit të vitit të ardhshëm.
Megjithëse NATO mbështet aspiratën e Ukrainës për anëtarësim ka mosmarrëveshje brenda aleancës në lidhje me kushtet dhe afatin kohor të pranimit të saj. Për një pjesë të rëndësishme të aleatëve në krye të të cilëve janë SHBA-të dhe Gjermania, procesi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO është një çështje e maturisë gjeopolitike dhe evitimit të një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë. Pak a shumë me të njëjtën logjikë refuzohet edhe vendosja e zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë. Për mbështetësit më të zjarrtë të Ukrainës, veçanërisht ata gjeografikisht më afër kërcënimit rus, procesi i anëtarësimit në NATO është një çështje e detyrimit strategjik dhe moral ndaj një populli që për mrekulli dhe me kosto të madhe njerëzore po i bën ballë luftës dhe ambicieve revanshiste të Rusisë.
Rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO ka shkuar përtej nevojës për Planin e Veprimit të Anëtarësimit. Ky veprim nga ana e NATO-s vjen në përputhje me praktikën e ndjekur me Finlandën dhe Suedinë në procesin e anëtarësimit. Qysh prej aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014, Ukraina është bërë gjithnjë e më e ndërveprueshme dhe e integruar politikisht me aleancën. Mbështetur në komunikatën e Samitit të Vilnusit, ministrat e jashtëm të NATO-s do të vlerësojnë rregullisht progresin e Ukrainës përmes Programit Kombëtar Vjetor të përshtatur. Gjithashtu, mbledhja e Këshillit të riemërtuar dhe të rikonstituar NATO-Ukrainë në Vilnus, përveçse një mesazh politik, është një hap ndihmues për procesin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Në mbështetje të Ukrainës, Samiti i Vilnusit miratoi një paketë shumëvjeçare mbështetjeje, e cila do të ndihmojë Ukrainën të rindërtojë sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë, në mënyrë që të mund të mbrohet kundër agresionit të mëtejshëm. Ky proces mendohet të sigurojë ndërveprueshmëri më të mirë mes forcave të armatosura të Ukrainës me forcat e NATO-s. Megjithatë, duhet pranur se aleatët europianë kanë “eksportuar” në Ukrainë një industri armatimesh të fragmentuar. Gjithsesi, gjatë 18 muajve të luftës Ukraina ka bërë hapa të mëdhenj në fushën ushtarake, duke u shkëputur nga epoka sovjetike. Për pasojë, sot Ukraina është më e integruar me NATO-n se kurrë më parë.
Fituesi i vërtetë
Nëse ka një fitues të vërtetë të Samitit të Vilnusit ai është presidenti i Turqisë Erdoğan, i cili siguroi lëshime nga aleatët dhe Suedia, për zgjerimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis BE-së dhe Turqisë. Kohët e fundit Suedia ndryshoi Kushtetutën e saj për të miratuar legjislacionin e ri kundër terrorizmit. Ajo ra dakord të ekstradojë disa prej turqve që akuzohen nga Ankaraja.
Mbështetja e Erdoğan për Ukrainën, duke përfshirë shitjen e dronëve ushtarakë, shihet me simpati në perëndim. Erdoğan është i vetmi udhëheqës brenda radhëve të NATO-s që komunikon drejtpërdrejtë si me presidentin rus ashtu dhe me atë ukrainas, çka përforcon rolin e tij unik brenda aleancës. Gatishmëria e tij për të hequr kundërshtimet ndaj hyrjes së Suedisë në NATO, siç bëri para do kohësh për Finlandën, i ka dhënë atij një pozicion kyç në hapësirën euro-atlantike. Duke mbështetur përmbylljen e shtrirjes së NATO-s në veri të Europës, çka i jep NATO-s një avantazh strategjik përkundrejt Rusisë, Turqia njëkohësisht i kujtoi Rusisë se, perëndimi është më i rëndësishëm për të sesa Rusia.
Përmes kësaj lëvizje, Turqia fitoi premtim për blerjen e avionëve luftarakë F-16 nga SHBA-të. Në vitin 2017, Turqia injoroi kundërshtimet e SHBA dhe bleu sisteme raketore S-400 nga Rusia, çka u shoqërua me sanksione nga ana e Washingtonit. Tani Turqia do të blejë 80 avionë luftarakë të rinj F-16 nga SHBA, të cilët konsiderohen të nevojshëm për të përmirësuar inventarin ekzistues të forcës ajrore turke.
Erdoğan e dinte se Vilnius ishte momenti i duhur për të nxjerrë sa më shumë përfitime nga perëndimi dhe sidomos nga SHBA-të. Konkurrenca e ashpër gjeopolitike me Kinën dhe Rusinë, konfigurimi i një grupi të rëndësishëm shtetesh që përbëjnë boshtin e ashtuquajtur “Jugu Global”, të cilët nuk janë të linjëzuar me perëndimin në luftën që po zhvillohet në Ukrainë, nuk i jep SHBA-ve mundësinë e një distancimi nga Turqia, pavarësisht kritikave publike për gjendjen e demokracisë, lirive themelore dhe të drejtave të njeriut.
Ky është momenti për një afrim më të madh mes Turqisë dhe perëndimit. Mbetet të shihet nëse do të shënohet progres në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në për shtetasit turq dhe nëse do të riaktivizohet procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE. Erdoğan dëshmoi se Turqia është një partner i pazëvendësueshëm për perëndimin duke treguar solidaritet me Ukrainën përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të reja për mbrojtjen dhe rindërtimin me presidentin Zelensky dhe riatdhesimin e komandantëve ushtarakë ukrainas që po mbaheshin në Stamboll, si pjesë e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë. Veprime këto që zemëruan Kremlinin. Mirëpo, Erdoğan e di mirë se me një Rusi të paqëndrueshme në pragun e tij dhe me një ekonomi të trazuar në shtëpi, Turqia ka nevojë për marrëdhënie më të mira me perëndimin. Për më tepër, përmes këtij afrimi, krijohet mundësia që Turqia jo vetëm të jetë më e linjëzuar në raport me Ukrainën, por edhe të kundërshtojë Rusinë në Siri dhe Detin e Zi, çka nuk është pak për perëndimin.
75 vjetori i Aleancës
Samiti i vitit të ardhshëm në Washington përkon me 75 vjetorin e aleancës. Për këtë arsye Këshilli i Atlantikut të Veriut ka marrë detyrën të nisë një reflektim sa më gjithpërfshirës e të thellë mbi kërcënimet, sfidat, si dhe mundësitë për angazhime me vendet partnere, që do të prezantohet në Samitin e Washingtonit.
Shqetësimet për një Rusi revanshiste, si dhe për një Kinë ekspansioniste në planin ushtarak dhe teknologjik, pritet të mbajnë NATO-n të angazhuar nën udhëheqjen e SHBA-ve. Europa është në të njëjtën linjë me SHBA-të në njohjen e sfidës që paraqet Kina. Por që Europa të jetë në gjendje të mbrohet më mirë dhe të mos varet vetëm në mbështetjen amerikane, ajo duhet të investojë burime serioze në mbrojtje.
Rusia është një ekonomi relativisht e vogël nga e cila Europa varej kryesisht për pak më shumë se një të tretën e nevojave të saj për naftë dhe gaz. Zëvendësimi i papritur i këtyre furnizimeve për shkak të luftës në Ukrainë, ka zvogëluar rritjen ekonomike, ka shkaktuar një rritje të inflacionit dhe ka vonuar rimëkëmbjen e Europës nga pandemia. Një shkëputje e papritur nga Kina do të ishte më e shtrenjtë, sepse Europa është më e varur nga Kina se ç’ishte nga Rusia para shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kina është burimi më i madh i mallrave të importuara për BE-në dhe njëkohësisht destinacioni kryesor i eksporteve europiane. Kombinimi i blerjes së gazit natyror më të shtrenjtë nga SHBA-ja apo vendet e Gjirit Persik me humbjen e aksesit në tregun fitimprurës të Kinës për makinat dhe produktet e luksit mund të shkaktojë dëme të mëdha për ekonominë europiane.
Ëndrra e Europës pas Luftës së Ftohtë për një “paqe të përjetshme”, është fshirë si pasojë e luftrave në ish Jugosllavi dhe atyre në lindje të kontinentit. Siguria, fuqia dhe prosperiteti i saj në të ardhmen tani varen nga fakti nëse dhe sa shpejt do të veprojë për të adresuar dobësitë, pasi shkalla e sfidës është përtej aftësive të çdo vendi europian që vepron i vetëm. Europa mund të bëhet strategjikisht e rëndësishme dhe më e integruar duke bashkëvepruar me SHBA-të
Vështruar nga ky kontekst, Samiti i Washingtonit vitin që vjen do të qartësojë më tej pikëpamjet e aleatëve për çështjet e mësipërme, duke përgatitur NATO-n në përballimin e sfidave të një bote gjithnjë e më komplekse, e në të njëjtën kohë të jetë në gjendje të tejkalojë pyetjet e mbetura pa përgjigje në Vilnius.
* Analiza është botim i Fondacionit “Friedrich Ebert”Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana

OPINION

Fitorja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Nga Arber Cejku

Pas disa orësh Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të konfirmojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, që u zhvilluan dje, por duket që nuk do të ketë surpriza nga ato të dhëna që janë publikuar deri tani. Mozaiku i forcave politike tashmë shihet i qartë dhe lirisht prej sot mund të nisë një analizë gjithpërfshirëse për gjithë procesin, para se të formatohet qeveria e re.
Fillimisht mund të themi se Maqedonia e Veriut, kaloi një test të suksesshëm të demokracisë elektorale. Në këtë arritje pozitive, një rol domethënës luajti faktori politik shqiptar, i organizuar në dy blloqe koalicioni para-elektoral, siç ishin “Fronti Europian”, i dominuar nga BDI dhe “VLEN”, të cilat zhvilluan nje fushatë zgjedhore intensive dhe europianiste dhe qytetare, pavaresisht disa retorikave apo emocioneve politike të pranueshme.
Edhe dy kandidatët për president nga këto subjekte, z. Bujar Osmani i “FE” dhe z. Arben Taravari nga VLEN, me llojin e garës që bënë dhe me gjuhën që përdorën, u dëshmuan si vlerë e shtuar e kontributit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Për fat të keq, edhe këtë herë Maqedonia e Veriut tregoi se votimet presidenciale apo parlamentare, i dikton vota etnike, e cila e dominon pluralizmin politik dhe nuk ndihmon në harmonizimin e alternativave dhe programeve, por udhëhiqet nga flamujt e etno-politikës…
Pavarësisht se analizën më të mirë për këto zgjedhje do ta bëjnë aktorët dhe faktorët, që morën pjesë në këtë proces dhe ekspertët e politikës, unë përfitoj nga rasti, që të bëj një ftesë publike sipas së cilës, rezultatet zgjedhore në RMV t’i shohim nga një këndvështrim pozitiv dhe t’i lexojmë ato si një fitore shqiptare! Kjo fitore specifikohet më tej nga numrat e dy grupimeve dhe në qasjen që do të kenë në raport me qeverinë e re.
Kjo fitore konsiderohet e tillë, nisur nga sprova që kaloi përgjegjësi kryesor i këtyre zgjedhjeve – Kryeministri Talat Xhaferri, si kryeministri i parë shqiptar në RMV dhe pavarësisht se ishte në krye të ekzekutivit, u përpoq të ruaj ekuilibra dhe të mos nxisë tensione.
Së dyti, dy kandidatët shqiptar për president (që në fakt duhet të kishte unifikim tek një figurë) nuk humbën për shkak të vlerave të tyre individuale, por u penalizuan nga ndarja etnike e votës dhe secili prej tyre do të ishte një president më i mirë se ajo që fitoi nga kampi opozitar maqedonas. Ata ishin fituesit moral të kësaj gare!
Drejtuesit politik të subjekteve elektorale, sidomos kreu i BDI-së, z. Ali Ahmeti, udhëhoqi me mençuri dhe urtësi një konglomerat grupimesh partiake dhe etnike, në kuadër të koalicionit “FE”, duke siguruar një fitore politike shumë të rëndësishme. Fronti Europian (FE) është grupimi i dytë parlamentar pas mazhorancës së VMRO-DPMNE dhe, pavarësisht zhvillimeve në vijim, ai dëshmoi një lidership me përvojë dhe do të mbetet edhe më tutje faktor kyç për zhvillimet politike në RMV si garanci e orientimit euro-atlantik dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit (2001).
Po ashtu, drejtuesit e subjekte politike, në kuadër të VLEN, nga kushtet e vështira të opozitës, arritën një fitore historike, të cilën duhet ta ruajnë dhe ta përdorin për të mirën e shqiptarëve dhe të vendit ku jetojnë!
Edhe pse ata patën një udhëheqësi të vështirë kolektive dhe në mungesë të një lideri drejtues, siç FE e kishte zotin Ahmeti, përsëri arritën të zhvillojnë një fushatë elektorale dinjitoze dhe disavantazhin e mungesës së një lideri të fortë në grup, e kthyen në avantazhin e policentrizmit elektoral duke qenë aktiv në disa vende njëherësh duke konsideruar se secili lider subjekti anëtar i VLEN është i barabartë mes të barabartëve! Uroj që ky unitet dhe përgjegjshmëri politike të ruhet edhe në procesin e paralajmëruar të negociatave me Mickocskin. Natyrisht, nuk mohohet as ndikimi dhe mbështetja e dhënë nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili u shfaq shpesh si udhëheqës politik me korrespondencë i VLEN dhe ndoshta ai do të udhëzojë këtë subjekt edhe më tutje në proceset që janë para.
E lexuar nga këndvështrimi i numrave si shifër elektorale on block, vota e FE + VLEN shkon në 32 vende, në parlamentin me 120 anëtarë, duke dëshmuar një fuqi të madhe politike, që ka në dorë shumë më tepër se bashkqeverisjen me Mickovskin. Në çdo rast, ky numër është një lloj garancie për ta mbajtur Maqedoninë e Veriut në drejtimin euro-atlantik dhe larg retorikës nacionaliste, që u përdor në fushatën elektorale!
Nisur nga kjo platformë e leximit pozitiv të rezultateve zgjedhore, ftoj të gjithë politikanët shqiptarë, sidomos ato që kanë përgjegjësinë e lidershipit të subjekteve të caktuara, t’u bëjnë një ftesë të hapur strukturave dhe mbështetësve të tyre, që prej sot të bëhet një analizë me gjakftohtësi dhe në themel të sjelljes me kundërshtarët politik, të dominojë kultura qytetare, tradita shqiptare e pajtimit e bashkëpunimit – larg hakmarrjes dhe revanshizmit si dhe principet demokratike!
Sjelljet dhe retorikat agresive, kërcënimet, fyerjet, gjuha acaruese dhe përçarëse, nga kushdo që do përdoret, vetëm sa do ta gërryente këtë fitore, e cila është aty në parlamentin e ri të MV për t’u pëdorur për të mirën e qytetarëve dhe jo për interesa të vogla partiake e personale!
Këto nuk janë zgjedhjet e para dhe as të fundit në MV dhe humbja e thellë e LSDM-së, është pasqyra ku duhet të shohin të gjithë fundin që i pret, nëse abuzojnë me besimin e qytetarëve!
Gjithmonë ka kohë për të fituar, ashtu siç humbja nuk është fundi i botës! Përkundrazi, në momentin e daljes në opozitë, fillon beteja për t’u rikthyer në pushtet, ashtu si kundër në momentin që zë vend në qeveri, populli nis e mban shënim gabimet apo mashtrimet!
Ky sukses zgjedhor, kryesisht në kampin elektoral shqiptar në RMV, mendoj se duhet të shërbejë si platformë dialogu të brendshëm politik, në emër të interesave të qytetarëve dhe të shtetit!
Shfrytëzoj rastin t’u uroj suksese gjithë deputetëve të Frontit Europian dhe të VLEN-it, që sot me 9 Maj, në ditën historike të Europës së Bashkuar, të frymëzohen dhe udhëhiqen nga modeli i bashkëpunimit, dialogut dhe përfaqësimit më të mirë te atyre që i votuan! A. Ç
Continue Reading

OPINION

‘Kryeministri i shikon vartësit si minj’/ Reagim i fortë nga Endi Tafani

Nga Endri Tafani
Përmbledhja e konferencës së shtypit të Kryeministrit sot.
1. Kryeministri i shikon vartësit si minj dhe qeveria dhe administrata është thjesht një grumbull minjsh. Dikush duhet ti tregoje Kryeministrit që minjtë nuk rrinë në vende të pastra se ngordhin për bukë.
2. Kryeministri e ndjen veten në rrethim në një kështjellë dhe dikush po tenton t’i helmojë ujin. Është kuriozitet normal të zbulohet kush do jete kali i bardhë që do gjeje ujësjellësin, sipas romanit të Kadaresë, por krahasimi i qeverisë me një kështjellë, fortifikata, ushtarë, agjent, armiq luftë tregon shumë për mentalitetin e Kryeministrit përtej pallavrave bajate për bashkëqeverisje, podcaste trendy etj.
3. Kryeministri i ekzekutivit nuk mburret dot me rezultatet e ekzekutivit, por mburret me rezultatet e gjyqësorit. Mund të ishte mburrur dhe me rezultatet e Interit në kampionat, ishte e njëjta gjë.
4. Kryeministri kreu i ekzekutivit nuk di gjë për vjedhjet,por çuditërisht opozita që nuk ka lidhje fare me ekzekutivin i di te gjitha. Logjikisht i bie që mbase duhet opozitë në krye të vendit. Minimumi opozita do dije se çfarë ndodh brenda ekzekutivit. Një hap i vogël por pozitiv në krahasim me ku jemi.
Nuk e di kush ia bën së fundi fjalimet Kryeministrit por kishte aq shumë fiasko logjikë sa alternativat mund të jenë dy. Ose është intoksikuar totalisht e nuk di çfarë thotë, ose e di që populli prapë do e votojë e nuk ia ndjen për budalliqet që lëshon nga goja, mjafton që të mbushë kohë televizive.
Continue Reading

OPINION

Çfarë na kanë mësuar tragjeditë si ajo e Shkodrës

Çfarë na kanë mësuar tragjeditë si ajo e Shkodrës

1. Ajo që thuhet ditën e parë është e paplotë. Komunikatat, lajmet dhe deklaratat e ditës së parë janë shpesh kontradiktore dhe rrallë “qëllojnë në shenjë”.

2. Nuk ka vetëm një shkak. Tragjeditë rrallë kanë një arsye të vetme. Fokusi vetëm te një shkak çon në shpjegime të thjeshtëzuara dhe të mangëta.

3. Reagimi politik dhe institucional mbetet vetëm në nivel retorike. Përgjigja nga politikanët dhe institucionet shpesh mbetet te fjalët, me deklarata ku dënohet dhuna, apo me thirrjet për ndëshkim nga drejtësia.

4. Etika, është gjëja e fundit që i shkon në mendje medias. Në ngutin për të raportuar mbi një tragjedi, sensacionalizmi merr përparësi ndaj etikës. Fotot, videot, raportimi i detajuar apo edhe spekullativ ndikon jo vetëm te familjarë e përfshirë në tragjedi.

5. Rrënjët e krizës familjare, shoqërore, institucionale dhe politike mbeten të pa analizuara.

6. Reagimi opinionit, i shpejtë por sipërfaqësor. Pas një tragjedie, shpesh ka një valë empati dhe solidariteti, por kjo valë fillestare zbehet shpejt. Vëmendjen e opinionit e marrin “skandalet e radhës”

7. Ekspertët flasin, por nuk degjohen? Në ngjarjen e Shkodrës disa ekspertë (psikologë dhe sociologe) analizuan shkaqet dhe dhanë një tablo më të gjerë të rrënjëve të tragjedisë. Fatkeqësisht, nuk i dëgjon kush deri në tragjedinë e radhës.

8. Përgjegjësia mungon—Fillimisht, bëhen thirrje për përgjegjësi dhe drejtësi. Por me kalimin e tri ditëve prozhektorët e medias kalojnë në skandalin e radhës dhe zelli për të gjetur përgjegjësit tretet si vesa mëngjesit.

9. Fatalizmi i pa shmangshëm. Kur mbetesh te konstatimi dhe te veprimet “më ka çu nona me la gojën”, nuk ka asnjë shpresë për ndryshim.

10. Në pritje të tragjedisë së radhës. Në mungesë të reflektimit dhe veprimit tragjedia e radhës është çështje kohe.

Continue Reading

OPINION

“Veliaj është gati t’i japë SPAK-ut edhe godinën e Bashkisë, veç mos e arrestojnë”

Jurisati Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e djeshme të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në një prej televizioneve të tij, ku tha se ka bërë shumë për SPAK, duke e ndihmuar me dhënien e godinës së ish-Ujësjelljësit, në mënyrë që “kolegët e BKH-së, të punojnë në kushtet njerëzore”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shkruan me ironi se Veliaj është i gatshëm t’i dhurojë edhe godinën e Bashkisë së Tiranës, SPAK-ut, vetëm që ata të mos e arrestojnë.

“Jo godinën e ujësjellësit por edhe godinën e bashkisë i jep SPAK-ut në këto momente AliBabVeliaj.

Mor po del në zyrë me qera në Vorë po qe nevoja, veç mos e arrestojnë…”, shkruan Manjani.

Continue Reading

OPINION

Kush po e drejton botën?

Ditmir Bushati bisedoi në podcastin e tij Public Square me Ian Bremmer, një shkencëtar politik mjaft i spikatur, jo vetëm në SHBA, por edhe jashtë saj. Bremmer është president themelues i kompanisë “Eurasia group”, një kompani konsulence, e cila merret me analizimin e risqeve në mbarë botën. Ian, në të njëjtën kohë, është edhe themelues e drejtues i medias digjitale “GZERO”

Bushati dhe Bremmer diskutuan mbi cështje të rëndësishme të cilat janë kryefjalë e opinionit publik ndërkombëtar, duke nisur nga beteja presidenciale Biden-Trump në SHBA, e cila do të jetë përcaktuese për disa konflikte dhe për mjedisin e ri gjeopolitik, por edhe cështje që kanë lidhje me demokracrinë, me sundimin e së drejtës, me ekonominë, me inteligjencën artificiale dhe zhvillimet e vrullshme teknologjike, me rolin e organizatave ndërkombëtare, me rolin e kompanive ndërkombëtare, dhe ndikimin që ato kanë në sjelljen njerëzore, politike, ekonomike, shtetërore dhe jo vetëm.

Biden apo Trump? Cfarë duhet të presim prej tyre?

Bushati dhe Bremmer diskutojnë mbi procesin zgjedhor të muajit nëntor në SHBA të cilat kanë rezervuar një ripërballe Biden-Trump. Bashkëbiseduesit bien dakord që këto zgjedhje kanë një ndikim të madh, si në planin e brendshëm ashtu dhe në rrafsh ndërkombëtar. Në planin e brendshëm, kjo garë do të shoqërohet me një mjedis disinformimi dhe disinformimi të perceptuar, ku amerikanët nuk pranojnë shumicën e gjërave që dëgjojnë nga pala tjetër kundërshtare në politikë. Është një betejë shumë e ashpër, ku shumica e amerikanëve gjithnjë e më shumë nuk besojnë te vlerat dhe institucionet që përfaqëson vendi i tyre.

Bushati dhe Bremmer diskutojnë mbi atë cfarë do të ndodhë në Europë dhe më tej dhe në Azi, nëse fitues i këtyre zgjedhjeve rezulton ish-Presidenti i SHBA-ve. Sipas Bremmer, do të ketë shumë më tepër mungesë stabiliteti, paqëndrueshmëri, pasiguri nga shtetet më të fuqishme të botës.

Sipas tij, katër janë frontet kryesore të tensionit gjeopolitik që do të vijnë nga zgjedhja e Trumpi-it, mbi të cilat ai do të vendoste shumë më tepër presion ndaj secilit prej tyre. Në rastin e Lindjes së Mesme, ka më shumë mundësi që rezultatet të jenë në favor të SHBA-ve. Në rastin e Europës dhe Ukrainës, ka më shumë mundësi që rezultatet të jenë kundër SHBA-ve dhe NATO-s. Kina është tërësisht një mister. Gjithçka mund të ndodhë. Kina mund të përfundojë në një luftë shumë më të madhe me SHBA-në, ose me një ekonomi më të dobët. Dhe me një Azi në një mjedis gjeopolitik sfidues, ata mund të tërhiqen në përpjekje për të gjetur një mënyrë për ta pranuar situatën dhe për t’i mbajtur marrëdhëniet të stabilizuara.

NATO këtë vit shënon përvjetorin e 75-të të themelimit dhe Bushati e Bremmer bien dakord që viti i shkuar ka shënuar kulmin e kësaj aleancë në dekada. NATO po dobësohej përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në vitin 2022. Pavarësisht se lufta filloi në vitin 2014, europianët nuk po shpenzonin, dhe sigurisht nuk po angazhoheshin për ta bërë Ukrainën apo Gjeorgjinë pjesë të NATO-s në një të ardhme të afërt. Rusia e shfrytëzoi këtë gjë. Më pas, Rusia bëri atë gjë që nuk duhej ta kishte bërë kurrë. Sun Tzu ka thënë: “Mos e ndërprit kundërshtarin teksa është duke bërë gabime”. NATO po dobësohej, kishte më pak mbështetje, Franca po fliste për autonomi strategjike, Trump po thoshte se ndoshta nuk duhej të angazhohej më në aleancë, dhe më pas Putin pushton Ukrainën, gjë që e bashkoi NATO-n. Kjo bëri që Suedia dhe Finlanda të donin t’i bashkoheshin  NATO-s. Kjo situatë bëri që të gjithë të shpenzonin më shumë, bëri që Gjermania të fliste për një Zeitenëende (pikë kthese). Por, vijon Bremmer, dy vite më vonë, Rusia ka më shumë vëmendje ndaj Ukrainës, janë më të duruar dhe të gatshëm të durojnë më gjatë, sesa më shumë – jo të gjithë – por më shumë aleatë të NATO-s. Fatkeqësisht, në vitin 2024 nuk po shikojmë atë pikën kulmore të NATO-s që pamë në vitin 2023.

Komunitet i mbrojtjes së BE-së?

Bremmer beson se Bashkimi Europian ekziston si një komunitet politik, është eksperimenti më i suksesshëm i qeverisjes mbikombëtare në botë, në ditët e sotme, por shpreh rezerva nëse do të jetë po kaq i suksesshëm me ngritjen e komitetit të mbrojtjes. Sipas tij, komuniteti është më i fortë pas reagimit ndaj krizave, si Brexit, pas reagimit ndaj pandemisë, përgjigjen ndaj pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë apo politikave të përbashkëta të energjisë. Por, për sa i përket mbrojtjes, kjo është diçka e vonuar dhe e paktë. “E parë në përgjithësi, ky është një hap i mirëpritur për të përforcuar aftësitë në fushën e mbrojtjes të Europës. Unë jam skeptik se thirrjet për një komision për mbrojtjen do të jenë të mjaftueshme për të bërë një ndryshim të rëndësishëm, edhe pse ato do të bëjnë ndryshime të vogla, kur flasim për të ardhmen e Ukrainës, apo kur flasim për të ardhmen e NATO-s. Nuk mendoj se kjo do të jetë një nga sukseset përkrah sukseseve të tjera që përmenda”.

Siguria e ekonomia globale dhe rendi digjital

Bushati dhe Bremmer ndajnë mendimin se SHBA-të janë fuqia dominuese e sigurisë në nivel global, si i vetmi vend në botë që mund të projektojë pushtetin e tij ushtarak në të gjithë botën. Por rendi ekonomik është një rend me shumë pole, me një sërë polesh që ndryshojnë ndikimin e tyre relativ. SHBA-të, Kina, BE-ja, por edhe India po bëhet më e rëndësishme. Në vitin 2030, ajo do të jetë ekonomia e tretë më e madhe. Japonia, gjithashtu. Një rend me shumë pole, ku askush nuk mund të dominojë, me shumë aleanca që zhvendosen. Por, më pas kemi edhe një rend digjital që po dominohet gjithnjë e më shumë nga kompanitë teknologjike. Dhe teknologjia po lëviz shumë më shpejt sesa qeverisja dhe aftësia për ta drejtuar atë. Ne ende nuk po i mendojmë kompanitë teknologjike si aktorë gjeopolitikë, por ato janë të tilla. Ato po bëhen të tilla gjithnjë e më shumë.  Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë me revolucionin e inteligjencës artificiale. Rrjedhimisht, kjo është një periudhë veçanërisht entuziaste për gjeopolitikën, por me shumë gjasa një periudhë e rëndësishme për Perëndimin.

Teksa bien dakord që inteligjenca artificiale është një faktor dominues që mund të jetë një forcë pozitive, por mund të ketë edhe pasoja shumë të rënda, Bushati dhe Bremmer shprehen se SHBA-të dhe Kina janë dy fuqi dominuese në botë që kontrollojnë inteligjencën artificiale. Megjithatë nuk është e qartë nëse qeveritë do të kenë një rol të madh në vendimmarrje. Në SHBA kjo është e paqartë. Por, vendimarrja politike mund ta pengojë Kinën që të bëhet një aktor i nivelit botëror për inteligjencën artificiale, pasi Kina është e shqetësuar për atë që mund të bëjë inteligjenca artificiale me qytetarët e saj, duke prishur regjimin autoritar. Dhe nuk është e qartë nëse SHBA-të dhe Kina do të jenë dy fuqitë dominuese në inteligjencën artificiale. Ose nëse do të mendojnë për të më shumë në një mënyrë të fragmentarizuar, me një numër të madh aktorësh që nuk janë shtete, të cilët qeveritë nuk do të mund t’i kontrollojnë. Dhe nëse kjo gjë do të bëhet një realitet, rolet e qeverive në SHBA dhe Kinë do të jenë të kufizuara. Ato nuk do të mund të jenë vendimmarrëse.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING