Connect with us

Bota

Europa po digjet, ndërkohë veriu i Italisë pushtohet nga shiu

Për të dytën rradhazi, stuhitë e fuqishme përfshinë sërish pjesën veriore të Italisë. Breshëri goditi rajonin e Lombardisë pas temperaturave përvëluese në të gjithë vendin.

110 persona kanë mbetur të plagosur kryesisht në verilindjen e Italisë veçanërisht në Veneto, aty ku dëmet janë edhe më të mëdha. Një stuhi e fortë breshëri goditi zonën e Mantovës duke dëmtuar makina, xhama si dhe të mbjella në disa fshatra.

Ndryshe nga pjesa veriore, Roma si dhe jugu i Italisë vijojnë të digjen nga temperatura përvëluese. Turistët dhe banorët e Romës shfrytëzuan shatërvanët e famshëm të qytetit teksa temperaturat kaluan 40 gradë Celsius.

23 qytete mbeten ende nën alarm të kuq pa asnjë shenjë lehtësimi nga vala e nxehtësisë ekstreme dhe duke sjellë paralajmërime për një rrezik në rritje të vdekjeve.

Vala e të nxehtit në Greqi pritet të intesifikohet edhe më shumë gjatë fundjavës. Ajo pritet të kulmojë këtë të premte dhe vlerat termike do të kalojnë pragun e 40 gradëve edhe përgjatë fundjavës duke shtuar rrezikun për zjarre.

Vala e të nxehtit ekstrem i ka lënë vendin përmbytjeve në disa shtete në SHBA. Banorët e Kentakit perëndimor përdorën kajakë për t’u evakuuar për shkak të përmbytjeve.

Përmbytjet e mëdha i detyruan banorët të gjenin mënyra të tjera lëvizjeje pasi lagje të tëra në Kentaki u mbuluan nga uji. 90,000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike pasi stuhia rrëzoi linjat e energjisë dhe pemët në të gjithë zonën.

Përmbytje të fuqishme u rregjistruan gjithashtu edhe në Brazil si dhe në pjesën lindore të Kinës, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. /Klan news

Bota

Çështja penale ndaj ish-presidentit Trump në dorën e jurisë: Çfarë pritet të ndodh?

NJU JORK – Pasi dëgjuan për 16 ditë dëshmitë e gati 24 dëshmitarëve dhe për disa orë të tjera argumentat mbyllëse të palëve, ka ardhur momenti që anëtarët e jurisë të thonë fjalën e tyre në çështjen penale ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Juria u tërhoq të mërkurën për të filluar procesin e shqyrtimit të çështjes së parë penale ndaj një ish-presidenti amerikan. Juria, e përbërë nga shtatë burra dhe pesë gra, ka detyrën të vendosë nëse zoti Trump është apo jo fajtor për 34 akuzat në lidhje me falsfikimin e të dhënave të kompanisë së tij.

Prokurorët thonë se zoti Trump falsifikoi të dhënat për të fshehur rimbursimet për ish-avokatin e tij Michael Cohen, i cili i pati paguar aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels 130 mijë dollarë në javët e fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, që ajo të mos bënte publike pretendimet e saj për një marrëdhënie seksuale me zotin Trump të një dekade më parë.

Ish-presidenti dhe njëkohësisht kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane ka deklaruar pafajësinë, ka mohuar të ketë patur marrëdhënie seksuale me zonjën Daniels dhe thotë se pagesat për zotin Cohen u evidentuan siç duhet në regjistrat e kompanisë, si shpenzime ligjore.

PËR ÇFARË PO VENDOS JURIA?

Nëse juria e gjen fajtor zotin Trump, ajo duhet të vendosë unanimisht se ai shkruajti një të dhënë false në regjistrat e kompanisë së tij, ose detyroi dikë tjetër ta bënte këtë veprim, dhe se e bëri këtë me synimin për të shkelur ose për të komplotuar për të shkelur ligjin e shtetit të Nju Jorkut, sipas të cilit është i paligjshëm zgjedhja në funksione publike me mjete ilegale.

Shpallja fajtor do të thotë që të gjithë anëtarët e jurisë të bien dakord se është bërë diçka e paligjshme për të ndihmuar në zgjedhjen e zotit Trump. Por, nuk është e domosdoshme që ata të bien unanimisht dakort se cili ishte aspekti i paligjshëm. Në këtë rast, anëtarët e jurisë mund të zgjedhnin mes tre veprave të mundshme të paligjshme:

Ata mund të vendosin se një prej personave të përfshirë në konspiracion shkeli Ligjin Federal për Fushatat Elektorale, që në vitin 2016 e bëri të paligjshme që një person të japë mbi 2,700 dollarë për fushatën presidenciale. Ligji gjithashtu ua ndaloi korporatave që të kontribuojnë për një fushatë elektorale.
Juria mund të vendosë se janë falsifikuar të dhëna të tjera biznesi, përfshirë vërtetimet për taksat federale që kompania i dha zotit Cohen, të dhënat bankare në lidhje me pagesat që zoti Cohen i dha zonjës Daniels, apo një faturë e lëshuar kur kompania e revistës National Enquirer pagoi ish-modelen Karen McDougal, e cila pretendonte se kishte një lidhje jashtëmartesore me zotin Trump, që e ka mohuar këtë gjë.
Anëtarët e jurisë mund të vendosin se janë dhënë informacione false në lidhje me deklaratat e taksave.

KU ZHVILLOHEN DISKUTIMET E JURISË?

Në një sallë me dyer të mbyllura që është e rezervuar për jurinë.

Ndërsa vazhdojnë diskutimin 12 anëtarët e jurisë, gjashtë anëtarët rezervë, të cilët kanë ndjekur gjithashtu të gjitha punimet e çështjes gjyqësore, do të qëndrojnë në një dhomë tjetër të veçantë, në godinën e gjykatës. Nëse ndonjë nga anëtarët e jurisë nuk është në gjendje të vazhdojë, për shkak të ndonjë sëmundjeje apo arsye të tjera, një prej anëtarëve rezervë e zëvendëson, por shqyrtimi duhet të fillojë nga e para.

Juria filloi shqyrtimin e çështjes pasi iu dhanë udhëzime të detajuara në lidhje me ligjet që kanë të bëjnë me këtë çështje, se çfarë duhet provuar që të shpallin fajësinë e të akuzuarve, si dhe detyrën që kanë për të shpallur pafajësinë nëse nuk ka prova të mjaftueshme. Anëtarët e jurisë duhet t’ua dorëzojnë telefonat e tyre celularë oficerëve të gjykatës.

ÇFARË DO TË BËHET E DITUR RRETH KËTIJ PROCESI?

Shumë pak. Procesi mbahet sekret, megjithëse anëtarët e jurisë mund t’i dërgojnë mesazhe të shkruara gjykatësit, nëpërmjet oficerëve të gjykatës.

Një shënim i parë i tillë u dërgua pas gati 3 orësh e gjysëm. Juria kërkoi të ridëgjonte një pjesë të dëshmisë së zotit Cohen dhe të ish-botuesit të revistës National Enquirer, David Pecker. Në vazhdim, ndërsa juristët po përgatisnin materialin e kërkuar, anëtarët e jurisë dërguan edhe një shënim të dytë, ku kërkonin të ridëgjonin udhëzimet e gjykatësit Juan Merchan në lidhje me ligjet që vlejnë për çështjen në fjalë.

Gjykatësi Merchan i lexoi kërkesat në sallën e gjyqit dhe diskutoi me prokurorët dhe avokatët mbrojtës për mënyrën se si t’u përgjigjej. Në vazhdim, anëtarët e jurisë u sollën në sallë në mënyrë që gjykatësi t’u drejtonte një pyetje: nëse dëshironin të gjitha udhëzimet ligjore, apo vetëm një pjesë të tyre. Pasi u shpjegoi se mund të përgjigjeshin nëpërmjet një letre tjetër, gjykatësi i dërgoi në shtëpi, duke e mbyllur kështu procesin për këtë ditë.

Rileximi i udhëzimeve do të vazhdojë të enjten në mëngjes dhe do të bëhet duke u lexuar me zë nga një transkript i gjykatës. (Anëtarët e jurisë nuk e kanë transkriptin në sallën ku qëndrojnë, por atyre u jepet një kompjuter portativ me dokumentat dhe materialet e tjera të prezantuara gjatë gjyqit).

Personat që vëzhgojnë punimet e gjykatës mund të spekulojnë rreth procedurës së shqyrtimit duke gjykuar nga përmbajtja e letrave që dërgon juria, por askush nuk mund ta dijë këtë me siguri.

Anëtarët e jurisë do të dërgojnë një letër edhe në rastin kur duan të sinjalizojnë se kanë arritur të marrin një vendim, ose ndonjëherë për të thënë se kanë ngecur.

KU QËNDRON NDËRKOHË ISH-PRESIDENTI TRUMP?

Ish-presidenti nuk është e nevojshme të qëndrojë në sallën e gjyqit, por duhet të qëndrojë brenda godinës së gjykatës. Gjatë procesit gjyqësor, në dispozicion të tij, avokatëve të tij dhe personelit të sigurisë, është vendosur një mjedis tjetër përballë sallës së gjyqit.

SA MUND TA VAZHDOJË JURIA PROCESIN E SHQYRTIMIT?

Për aq kohë sa mund t’iu nevojitet. Orari i rregullt i gjykatës është zakonisht 9:30-16:30, me një pushim për drekën (anëtarëve të jurisë u sillet ushqimi në mjedisin ku qëndrojnë). Por ndonjëherë gjykatësit i zgjerojnë oraret sipas kërkesave të jurisë. Nuk ekziston ndonjë kufizim se për sa ditë mund të vazhdojë shqyrtimi.

A DËRGOHEN NË SHTËPI?

Po, në përfundim të çdo dite pune të gjykatës. Juria nuk është e izoluar. Kjo ka qenë më parë e detyrueshme për shumë çështje penale në shtetin e Nju Jorkut, por ky detyrim u hoq në vitin 2001 dhe izolimi i jurisë bëhet vetëm në raste të rralla.

ÇFARË NDODH NËSE ARRIHET NË NJË VENDIM?

Juria do të dërgojë një shënim, nëpërmjet një oficeri gjyqësor, për të njoftuar se është arritur vendim, por pa thënë se cili është konkretisht vendimi. Gjykatësi do të thërrasë në sallën e gjyqit zotin Trump, ekipin e avokatëve të tij dhe prokurorët dhe në vazhdim do të njoftojë se juria ka arritur në një vendim.

Në vazhdim, juria sillet në sallën e gjyqit dhe anëtari kryesues, në një Nju Jork kjo detyrë i jepet zakonisht kandidatit të parë të përzgjedhur për anëtar jurie, do të pyetet nëse juria e ka arritur vendimin. Nëse përgjigja është ‘po’, atëherë kryesuesi do të pyetet se cili është verdikti për secilën nga akuzat dhe ai do të përgjigjet “fajtor”, ose “jo fajtor”.

Në vazhdim juria do të pyetet si e tërë: “A është ky vendimi juaj?”. Prokurorët dhe avokatët mund t’ia drejtojnë këtë pyetje edhe individualisht secilit prej anëtarëve të jurisë.

ÇFARË NDODH NËSE NUK MERRET VENDIM?

Nëse juria dërgon një shënim ku thuhet se nuk munden të gjejnë dakortësi, gjykatësi, në konsultim me të dyja palët, duhet të vendosë se çfarë duhet bërë në vazhdim. Avokatët mbrojtës mund të kërkojnë pushimin e çështjes. Kjo kërkesë mund të miratohet, por zakonisht anëtarët e jurisë thirren për t’u instruktuar se si t’i vazhdojnë përpjekjet.

Prokurorët dhe avokatët mbrojtës shpesh debatojnë për gjërat që duhen thënë. Gjykatësi mund t’i referohet frazeologjisë së sugjeruar nga sistemi gjyqësor i Nju Jorkut, për t’i bërë thirrje anëtarëve të jurisë që të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur në një vendim dhe që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre pa iu kundërvënë ndërgjegjes apo gjykimit personal vetëm për t’iu bashkuar të tjerëve.

Nëse ngërçi vazhdon, mesazhi mund të përsëritet apo të modifikohet. Po kështu edhe argumentat për pushimin e çështjes. Nuk ka rregulla të shkruara se për sa kohë mund të vazhdojë juria përpjekjet për të zgjidhur diferencat mes anëtarëve, përpara se të arrihet në një pushim të çështjes./ VOA

 

Continue Reading

Bota

Lufta në Ukrainë/ Aleatët ‘Ok’ Kievit për sulmet në Rusi, dosja në dorë të presidentit Biden

Presioni po rritet mbi Shtetet e Bashkuara për të lejuar Ukrainën të përdorë armët e saj për të goditur territorin rus, siç bëjnë tashmë disa aleatë të NATO-s. Presidenti Biden po shqyrton heqjen e këtij ndalimi, por tani për tani Uashingtoni po reziston, të paktën duke e gjykuar nga deklaratat zyrtare të administratës të publikuara dje.

Pas Britanisë së Madhe dhe Francës, e cila gjithashtu dëshiron të dërgojë instruktorë në terren, Kanadaja, Polonia dhe Finlanda kanë dhënë dritën jeshile për të përdorur furnizimet e tyre ushtarake për të goditur përtej kufirit, siç kishte kërkuar vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg.

Republika Çeke, Holanda dhe vendet baltike janë në të njëjtën linjë, ndërsa Suedia ka paralajmëruar ndihmë të re luftarake për Kievin për 1.16 miliardë euro. Objektivi nuk është të provokojë Luftën e Tretë Botërore duke bombarduar Moskën ose Shën Petersburgun, por të ndihmojë Zelenskyn të mbrohet nga ofensiva e nisur nga Putin në rajonin veri-lindor të vendit të sulmuar, duke u fokusuar veçanërisht në qytetin e Kharkiv.

Për këtë sulm, ushtria e Kremlinit përdor bazat e tyre në kufirin me Ukrainën, por brenda territorit të tyre. Bombarduesit dhe gjuajtësit bëjnë të njëjtën gjë, duke arritur në skajin e hapësirës ajrore kombëtare për të hedhur bomba. Kjo u jep rusëve një avantazh të rëndësishëm, sepse ata mund të godasin pa frikë nga kundërpërgjigjja.

Prandaj, ideja është që të lejohet Kievi të sulmojë këto baza në kufi, për ta ndihmuar atë të ngadalësojë ofensivën, e cila përndryshe kërcënon të shemb vijën e tij mbrojtëse. Pak ditë më parë New York Times shkruante se Sekretari i Shtetit Blinken është në favor të këtij ndryshimi të strategjisë dhe kur u kthye nga udhëtimi i fundit në Ukrainë i propozoi presidentit që ta autorizonte.

Dje, kolumnisti i Washington Post, David Ignatius konfirmoi se Biden po shqyrton masën, së bashku me ndëshkimin e Kinës për ndihmën teknologjike që vazhdon t’i ofrojë ushtrisë ruse. Megjithatë, vendimi nuk është marrë ende dhe këshilltari për sigurinë kombëtare Sullivan nuk është i bindur ta mbështesë atë, për shkak të rreziqeve që paraqet për të provokuar përshkallëzim dhe probleme të brendshme politike, edhe në funksion të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Nuk është rastësi që, duke folur me donatorët e tij, kandidati republikan Donald Trump tha se nëse do të kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë gjatë pushtimit të Ukrainës, do të kishte bombarduar Moskën dhe do të bënte të njëjtën gjë me Pekinin nëse do të sulmonte Tajvanin.

Për momentin, qëndrimi zyrtar i Uashingtonit nuk ka ndryshuar. Si zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ashtu edhe ambasadorja e NATO-s, Julianne Smith, mohuan dje lajmin: “Ne nuk i lehtësojmë apo inkurajojmë sulmet e Ukrainës në territorin rus. Linja jonë nuk ka ndryshuar”.

Kjo sigurisht nuk përjashton që pozicioni mund të evoluojë, siç kishte ndodhur në të kaluarën me rritjen progresive të armëve më vdekjeprurëse të furnizuara për Zelensky-n. Është gjithashtu e mundur që tani për tani Uashingtoni është i kënaqur të mbyllë një sy ndaj nismave të ndërmarra nga aleatët e tij, të cilët në baza dypalëshe po heqin ndalimin e përdorimit të furnizimeve të tyre ushtarake për të goditur territorin rus, pa marrë megjithatë publikisht përgjegjësinë për të.

Për momentin Uashingtoni po ngadalësohet, por Blinken tha dje se është gati të “përshtasë dhe rregullojë” strategjinë, ndërsa një fabrikë e re për bomba 155 mm është hapur në Teksas.

Një mundësi për të diskutuar këtë çështje do të jetë takimi jozyrtar i ministrave të jashtëm të NATO-s, i planifikuar sot dhe nesër në Pragë, i cili do të shërbejë edhe për përgatitjen e samitit të liderëve në Uashington nga 9 deri më 11 korrik.

Ambasadori Smith tha se një qëllim i menjëhershëm është forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Nuk do të ketë një ftesë zyrtare për t’u anëtarësuar në Aleancë, por një deklaratë të fortë mbështetjeje dhe ndihmë të nevojshme për të “ndërtuar urën” drejt hyrjes.

Ndërkohë, nga ana tjetër, mbijetesa e Kievit duhet të garantohet, gjë që mund të kërkojë dritën jeshile për të goditur bazat ruse përtej kufirit./ Marrë nga La Repubblica

 

Continue Reading

Bota

Presidenti Biden zhvendos vëmendjen nga luftrat tek çështjet e brendshme

Pesë muaj para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, duket se nuk ka gjasa për një zgjidhje diplomatike për luftrat në Ukrainë dhe Gaza. Në këto rrethana, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, presidenti Joe Biden, i cili në vitin 2020 bëri fushatë me premtimin për t’u dhënë fund “luftrave të përhershme”, po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen e votuesve nga angazhimet amerikane jashtë vendit tek përparësitë e politikës së brendshme.

Izraeli po vazhdon ofensivën ushtarake në Gaza dhe një marrëveshje armëpushimi për lirimin e pengjeve me Hamasin nuk duket realiste, me gjithë përpjekjet intensive diplomatike të Shteteve të Bashkuara

Ndërkohë, pothajse dy vjet e gjysmë që kur filloi agresioni i Moskës, Ukraina refuzon të negociojë drejtpërdrejt me Rusinë dhe të heqë dorë nga territori i saj.

“Në dyja rastet, mund të argumentohet se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar pa menduar domosdoshmërisht për pasojat dhe tani gjendemi të përfshirë në të dyja konfliktet pa një rrugëdalje të lehtë. Ky besoj se është problemi për presidentin Biden”, thotë analistja e Qendrës Stimson, Emma Ashford.

Presidenti Joe Biden nuk ka dërguar trupa amerikane në terren në këto luftra.

“Nuk ka ushtarë amerikanë në luftën e Ukrainës. Jam i vendosur që kjo të vazhdojë, por ne qëndrojmë me vendosmëri përkrah Ukrainës”, thotë ai.

Ai shënoi një fitore të madhe në politikën e jashtme në prill, me miratimin e një projektligji dypartiak që përfshinte 61 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe 26 miliardë dollarë për Izraelin. Por që atëherë, presidenti e ka zhvendosur fokusin e mesazheve të tij larg luftrave.

“Nëse Biden fiton një mandat të dytë, do ta bëjë këtë duke u përqendruar tek çështjet e brendshme, jo ato ndërkombëtare. Dhe atij i duhet të fitojë terren në shtetet përcaktuese, i duhet të bëjë fushatë me çështjet me të cilat identifikohen demokratët, si aborti për shembull”, thotë Larry Sabato i Universitetit të Virxhinias.

Javët e fundit, zoti Biden ka intensifikuar fushatën, duke u përqendruar në fjalimet e tij te ekonomia dhe çështje të tjera të brendshme, përfshirë mbrojtjen e të drejtës së abortit, faljen e borxheve për studentët dhe nxitjen e prodhimit.

“Është e qartë që i po përqendrohet në çështjet që beson se janë pikat e tij të forta. Por nuk është në dorën e tij se çfarë ndodh në botë”, thotë Matt Duss, i Qendrës për Politikat Ndërkombëtare.

Por në fund të fundit, janë çështjet e brendshme ato që orientojnë programin e zotit Biden. Sipas një sondazhi të fundit, megjithëse shumë amerikanë janë të pakënaqur me luftërat, ata e shohin inflacionin si çështjen më të rëndësishme me të cilën përballet vendi./VOA

Continue Reading

Bota

Videoja që po bën xhiron e rrjetit, gazetarja gëlltit një mizë teksa jepte lajmet

Spikerja amerikane Vanessa Welch është përballur me një moment aspak të këndshëm teksa jepte lajmet drejtpërdrejtë. Në një moment siç shihet edhe në video, diçka e zezë i ndalon në afërsi të syrit ku më pas bie brenda gojës së spikeres ku kjo e fundit nuk ka bërë asnjë reagim, përkundrazi ka vazhduar të bëjë punën e saj pa u shpërqëndruar.

Ndjekësit në rrjetet sociale e admiruan aftësinë e saj për të qëndruar e fokusuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

“Ky është profesionalizëm”, ka shkruar një ndjekës.

Megjithatë, shumica e njerëzve që panë videon, e cila ka më shumë se 250,000 pëlqime në Instagram, pohuan se objekti i panjohur që ishte fillimisht në syrin e saj dukej të ishte një mizë e zezë. Por disa të tjerë menduan se në fakt ishte vetëm një qerpik

“Duket më shumë si qerpik fallso dhe njëri prej tyre është shkëputur”, komentoi një grua, sipas New York Post.

 

Continue Reading

Bota

Trump: Do kisha bombarduar Moskën dhe sulmuar Pekinin nëse…

Donald Trump sugjeroi gjatë një takimi për mbledhjen e fondeve se ai do të kishte bombarduar Moskën në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës dhe do të kishte sulmuar Pekinin nëse Kina do të pushtonte Tajvanin nëse do tw ishte President i SHBA.

Komentet befasuan disa nga donatorët në këtë ngjarje.

James Gilmore, i cili shërbeu si ambasador i zotit Trump në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, u tha gazetarëve në Tajvan në fillim të këtij muaji se zoti Trump nuk është një izolacionist, por se ai thjesht po përpiqet të bëjë aleatët që të vënë më shumë theks në mbrojtjen e tyre.

“Unë besoj se Presidenti Trump do të jetë mbështetës i Tajvanit kur të bëhet president. Ai ishte në mandatin e tij të parë”, tha ai, sipas Reuters.

 

 

Kina pretendon se Tajvani është territori i saj mbi kundërshtimet e qeverisë tajvaneze. Shtëpia e Bardhë e Trump mbështeti Tajvanin, duke përfshirë shitjet e armëve që kanë vazhduar nën administratën e Biden.

Trump e ka përmendur rrallë Ukrainën në muajt e fundit. Vitin e kaluar, ai pretendoi se do ta “zgjidhte” luftën në më pak se një ditë.

Në shkurt, ai shkroi në Truth Social: “Ne kurrë nuk duhet të japim më para pa shpresën e një shpagimi”.

Në prill, ai tha: “Siç janë dakord të gjithë, mbijetesa dhe forca e Ukrainës duhet të jenë shumë më të rëndësishme për Evropën sesa për ne, por është gjithashtu e rëndësishme për ne! LËVIZ EVROPË!”

Duke u paraqitur në Fox News, ai u pyet nëse po planifikon të rrisë presionin në luftën tregtare me Kinën që filloi në mandatin e tij të parë.

Ndërsa u shpreh se nuk po kërkonte të rifillonte luftën tregtare, ai tha gjithashtu se do të konsideronte vendosjen e tarifave prej më shumë se 60 për qind.
“Shiko, unë dua që Kina të bëjë mirë, po. Dhe mua më pëlqen shumë presidenti Xi, ai ishte një mik shumë i mirë i imi gjatë mandatit tim”, tha ai për Fox.

Në fillim të këtij viti, Trump u shpreh se u tha liderëve evropianë se do t’i thoshte Rusisë të bëjë “çfarë të dojë” për vendet që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.

Gjatë një mitingu në Bronx javën e kaluar, Trump iu referua disa liderëve autoritarë, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se ata ishin “në krye të lojës së tyre, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo”. “Bota do të na respektojë përsëri” nëse ai rizgjidhet.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING