Connect with us

Politike

Pas Ramës dhe Balla përplaset me senatorin amerikan për numrin e protestuesve

Senatori amerikan Bernie Sanders ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke shkruar se mbi 100 mijë shqiptarë kanë dalë në rrugë kundër resortit të planifikuar nga dhëndri i Trump-it, Jared Kushner.

“Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz shkatërrues për mjedisin, të planifikuar nga, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Kjo është ajo që duket si oligarkia globale, dhe populli po thotë JO.”, shkruan Sanders.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur senatorit demokrat amerikan Bernie Sanders, i cili në një reagim për protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, tha se projekti i dhëndrit të Presidentit Donald Trump dhe vëllezërve nga Katari është një katastrofë për mjedisin.

“Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz shkatërrues për mjedisin, i planifikuar nga dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Kjo është ajo se si duket oligarkia globale dhe njerëzit po thonë JO”, kishte shkruar Sanders në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i kërkon senatorit Sanders që të mos e përdorë Shqipërinë si një argument për debatin e brendshëm politik në SHBA. Senatori Sanders garoi në Primaret e demokratëve në SHBA në vitin 2020, për kandidat për President, por në këtë garë arriti të fitojë ish-Presidenti Joe Biden.

Pas këtij reagimi, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, me të njëjtat fjalë, i është drejtuar senatorit, duke sqaruar se protestuesit e fundit ishin rreth 2 mijë persona dhe jo 100 mijë, siç pretendon Sanders. Balla thekson se projekti është ende në fazë projektimi, do të ndërtohet në tokë private dhe nuk është miratuar ende.

Ai i kërkon senatorit të mos përdorë Shqipërinë si mjet për debate politike në SHBA dhe e fton të vizitojë vendin, duke përmendur partneritetin strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë. “Sapo projekti të bëhet publik, do t’ua përcjellim”, shkruan Balla, duke theksuar nevojën për investime që zhvillojnë turizmin dhe ekonominë e vendit.

Çdo ditë vërej se sa shumë përplasen palët në politikën amerikane, ashtu siç ndodh edhe këtu në Europë dhe në Shqipëri. Në fund të fundit, duket sikur kudo politika ngjan me një “shtëpi letrash”.

Sigurisht që ju keni të drejtën të shprehni mendime për çështje që lidhen me vende të tjera, por duke qenë se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë aleate në NATO dhe gëzojnë një partneritet strategjik të veçantë ????????????????????, mendoj se do të ishte e udhës që fillimisht të verifikoheshin faktet reale.

Së pari, në protestën e djeshme morën pjesë rreth 2 mijë persona, jo 100 mijë siç është pretenduar. Kjo shifër është rreth 50 herë më e vogël. Gjithashtu, pati një përfshirje të konsiderueshme të fushatave të dezinformimit, përfshirë elementë të lidhur me interesa iraniane dhe aktorë të tjerë keqdashës, si edhe shumë mesazhe me përmbajtje antisemite. Në fakt, e gjithë kjo nisi nga një fushatë me tone antisemite.

Së dyti, sa i përket projektit në fjalë, bëhet fjalë për një projekt të konceptuar me standarde të larta të mbrojtjes së natyrës, i cili aktualisht ndodhet ende në fazën e projektimit. Ai parashikohet të zhvillohet tërësisht në tokë private.

Senator, unë jam një socialist i bindur, ashtu si edhe ju, por njëkohësisht respektoj fort rregullat e ekonomisë së tregut dhe të kapitalizmit. Për më tepër, nga sa duket, jeni informuar gabim: deri më sot nuk ka asnjë projekt të miratuar. Sapo projekti të bëhet publik dhe të prezantohet zyrtarisht, do të kem kënaqësinë t’jua përcjell edhe juve.

Shqipëria ka nevojë për investime të tilla. Ky projekt mund të na ndihmojë ta çojë vendin tonë në një nivel të ri europian dhe global në fushën e turizmit. Ne kemi nevojë për këtë zhvillim.

Tre të pestat e shqiptarëve na kanë besuar votën ne socialistëve — shokëve tuaj politikë, për të zhvilluar fuqishëm vendin tonë dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve tanë.

Prandaj, ju lutem, mos e përdorni Shqipërinë si një mjet në debatet e politikës së brendshme amerikane apo si një mënyrë për të goditur kundërshtarët tuaj politikë në vend. Për shumë prej nesh, situata aktuale ngjan disi me filmin “Wag the Dog”, të cilin besoj se e keni parë.

Ndërkohë, ju lutem pranoni edhe ftesën time për të vizituar Shqipërinë, vendin tonë të bukur dhe ndoshta vendin më pro-amerikan në Europë, pavarësisht se kush ndodhet në pushtet në Uashington — republikanët apo demokratët.

Shpresoj sinqerisht që ta pranoni këtë ftesë, të cilën do t’jua dërgoj edhe zyrtarisht.

Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Advertisement