Connect with us

Aktualitet

Pasaportat dhe ID-të e reja/ MB: Ja çfarë duhet të bëni pas datë 1 gusht

Pasaportat dhe ID-të e reja, Ministria e Brendshme: Pas kësaj date nuk mund t’i përdorni dot më kuponët e ‘Aleat’

Ministria e Brendshme e ka njoftuar qytetarët se më 31 Korrik 2023 përfundon kontrata koncesionare e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit.

Siç raportohet, prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”. Logoja e re e IdentiTek, simbolizon shqiponjën, të integruar në një chip elektronik.

Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023. Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Çmimi i kuponëve nuk do të ndryshoj, do të jetë i njëjtë siç ka qenë.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit.

Advertisement