Connect with us

Rajon

Apokalipsi i Serbisë pas NON GRATA për Vulin

“Nëse situata përshkallëzohet dhe ushtria serbe ndërhyn në veri të Kosovës, mbështetësit perëndimorë të Prishtinës mund të kërkojnë sanksione kundër Serbisë, të ngjashme me ato të vendosura ndaj Rusisë” – Kështu deklaroi kolumnisti serb Misha Brkiç

Sipas tij, “Pasojat e sanksioneve ndaj drejtorit të BIA-s, të cilat janë vendosur nga SHBA, mund të jenë shumë të rënda. Mund të fillojë izolimi i ri i Serbisë, si në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar”

“Ankthi po zvarritet ngadalë në popullatë dhe qarqet e biznesit. Skenari duket si një apokalips i krijuar nga efekti i grisjes së një xhupi: ndalimi i hyrjes së investimeve të huaja direkte çon në mbyllje kompanish, largim nga puna, shfaqjen e tregtarëve të valutës në rrugë, rritje të çmimeve” – theksoi kolumnisti serb

 

Advertisement