Connect with us

Bota

Vdekjen e dy pilotëve grek, Macron shpreh ngushëllimet

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e dy anëtarëve të ekuipazhit të avionit zjarrfikës, i cili u rrëzua në Greqi.

Macron me anë të një postimi në Twitter shprehu solidaritetin e tij me popullin grek që po testohet nga zjarret shkatërruese.

“Një Canadair grek u rrëzua në ishullin Evia teksa po luftonte me flakët. Trishtimi jonë është me familjet e anëtarëve të ekuipazhit, kolegët e tyre dhe popullin grek. Ne mbështesim heronjtë, të cilët në Greqi, në Francë dhe kudo, luftojnë çdo verë duke rrezikuar jetën për të shuar zjarret”, -shkruan presidenti i Francës në postimin e tij.

Advertisement