Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Kurti-Sarrazin, takimi pa “dritë”

Gjatë ditës së djeshme pritej që kryeministri Kurti takoi njërin prej personazheve më interesante ndërkombëtare gjatë zhvillimeve të fundit në veri dhe në dialog, Manuel Sarrazinin. Megjithatë, nuk u tha asnjë fjalë. Çka na flet kjo heshtje ‘mortore’? Takimi në fjalë pritej të mbahej vonë, në orën 9 e 30 të mbrëmjes, por për habi u mbajt më herët. Kryeministria njoftonte mediat që “për shkak të ndryshimeve në agjendë” takimi që ishte paralajmëruar në atë orë “tashmë” ishte mbajtur dhe kishte përfunduar në orët e para të mbrëmjes. Por, fatkeqësisht as Qeveria e Kosovës e as kryeministri Kurti nuk do të njoftonin se çka ishte folur në atë takim. Asnjë fjalë nuk e ka thënë deri tash as Sarrazini, që mban funksionin e Përfaqësuesit Special të Qeverisë së Gjermanisë për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nacionale tashmë i ka dërguar pyetje zyres për komunikim në Qeverinë Federale të Gjermanisë por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje. Pse ka rëndësi kjo heshtje? Emisari Sarrazin u bë veçanërisht i rëndësishëm për t’i dhënë kuptim të ri prishjes së Qeverisë së Kosovës me partnerët e mëdhenj ndërkombëtarë të saj. Nga deklaratat e tij kuptohej se as Gjermania nuk ishte me ne. Ai bëri bujë fillimisht kur u shpreh se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ishte “gëlltitur tashmë”.

Advertisement