Aktualitet
“Shpresat i kam vetëm tek ai…”/ I moshuari thur lavde për Ramën: Është burr zotni
Prej 35 vitesh në konflikt me një komshi për shtëpinë, Vasil Belba thotë se vendosi t’ia paraqesë personalisht problemin kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të beftë e paplanifikuar me qytetarët në Pogradec. Sipas tij, pasi u njoh me dokumentet, Rama e siguroi se çështja e tij do të marrë zgjidhje. Gjatë një prononcimi për mediat, i moshuari nuk i kurseu lavdet dhe urimet ndaj kryeministrit. për zgjidhjen e problemit të tij.
““Rama premtoi se çdo gjë do ta realizojmë, ‘mos u shqetësoni se do ta rregullojmë. I paske vendimet dhe letrat’ tha ai. Kemi problem me shtëpinë. Kemi 35 vjet në sherr me një komshi që na ka hyrë në pjesën tonë të shtëpisë. Bashkia e zvarrit, Korça jep urdhër që të prishet ndërsa ai se prish dhe kështu kemi ngelur. Rama na priti shumë mirë. Jam shumë shumë i kënaqur. Nuk duket kaq i mirë sa ç’ishte. Kemi ndenjuyr në krah të tij dhe jam shumë i gëzuar. Kam shumë shpresa vetëm tek ky burrë. Rama është për të gjithë popullin. Është një zotni! Zoti i dhëntë ymër dhe e bëftë 1000 vjeç” tha ai
Pas takimit të Pogradecit që përmbyll zyrtarisht pushimet e socialistëve, Rama pritet të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare ku pikëpyetja më e madhe është nëse do të njoftojë ose jo, ndryshime në qeveri.