Aktualitet
Zharko Koraç: Vuçiç, si e veja e Millosheviç
‘Spinimi i vazhdueshëm i regjimit dhe Aleksandar Vuçiç se sanksionet e SHBA-së kundër kreut të Shërbimit të Sigurisë Aleksandër Vulin u vendosën sepse Serbia “nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë” është sigurisht i pasaktë. Për më tepër, Vulin nga Beogradi zyrtar portretizohet si një patriot që vuan për shkak të luftës për “politikën e jashtme të pavarur të Serbisë” – thotë psikologu Zharko Koraç për të përditshmen serbe ‘Danas’.
Ai komentoi edhe deklaratat e presidentit të Serbisë, një mbrëmje para se Shtetet e Bashkuara të Amerikës të fusnin në listën e zezë kreun e BIA-s, teksa kishte paralajmëruar ndryshime në politikën e jashtme dhe qëndrimin ndaj vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
Vucic atë natë deklaroi se diplomatë të huaj e kishin kontaktuar dhe i patën thënë se ai nuk duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por vetëm t’i lërë të nënkuptohen.
Sipas Koraç, Vuçiç thotë të njëjtën gjë që ka thënë Mira Markovic, e veja e Sllobodan Milloshevic…
“Vulin jo vetëm që nuk është problem serioz i pushtetit të sotëm serb, por ai mund të meritojë edhe ndonjë një lloj medalje” – ka deklaruar Mira Markoviq, kryetarja e partisë fantazmë JUL, e cila pohoi edhe se Vuçic po sulmohet si “luftëtar për liri”
Anëtarët e partisë së presidentit serb vazhdimisht pretendojnë se Vulin është në fakt viktimë e politikës së jashtme konsistente, të pavarur dhe të drejtë të Serbisë në lidhje me regjimin e Vladimir Putinit.
“Ndoshta kjo sfidë e re për rajonin dhe botën është pasojë e mbrojtjes së gjithçkaje që Vulin ka bërë vitet e fundit” – ka deklaruar Zharko Koraç teksa dhe theksoi se “Shpresoj që ata që e udhëheqin Serbinë sot të mësojnë të paktën diçka nga historia e re”