Lifestyle
Ecje në rërë, ja kur bën keq dhe duhet shmangur
Është një nga ndjesitë më çliruese të verës: ecja zbathur në rërë, pranë detit. Sa keq që ky zakon, kaq relaksues dhe i shëndetshëm, mund të jetë në fakt një burim dhimbjeje dhe kufizimesh për disa njerëz. Por, kur nuk rekomandohet të ecni zbathur në rërë?
Sipas Shërbimit të Fizioterapisë dhe Rehabilitimit të Spitalit Universitar të Torrejón (Spanjë), ecja në rërë nuk është gjithmonë e dobishme, veçanërisht për ata që vuajnë nga problemet me shputat e këmbëve, një inflamacion i indit fibroz të këmbës, i cili shtrihet nga thembra në këmbë. Vapa dhe vera shpesh bëjnë që të veshim këpucë të lehta, por të papërshtatshme; aktiviteti i tepërt fizik ose ecja në terrene si rëra e plazhit.
Problemet me shputën mund të rezultojnë nga aktiviteti fizik i rëndë ose i përsëritur. Por, jo rrallë kjo gjendje shkaktohet nga probleme biomekanike të këmbës, të cilat mund të gjenerojnë inflamacion dhe dhimbje për ata që vuajnë prej saj.“Megjithëse rëra mund të sigurojë njëfarë amortizimi, ajo gjithashtu mund të shkaktojë fundosjen e këmbës, duke shkaktuar rritjen e përkuljes shputore, e cila përkeqëson simptomat”, shpjegon mbikëqyrësi i Fizioterapisë në Spitalin Universitar Torrejón, Enrique Gonzalvo.
Prandaj, ecja në rërë mund të ushtrojë lloje të ndryshme presioni dhe stresi në këmbë, gjë që mund të përkeqësojë gjendjen e të sëmurëve nga fashiti shputar. Por, edhe ata që janë imun ndaj saj mund të preken: duke qenë një sipërfaqe e paqëndrueshme dhe e parregullt, rëra ofron rezistencë më të madhe dhe i detyron muskujt e këmbës të punojnë më intensivisht.Kujdes edhe nga shapkat me gisht
Edhe shapkat që zakonisht vishen gjatë verës mund të jenë një tjetër faktor që mund të pengojë rikuperimin nga fashiti i shputës “apo edhe të rrisë rrezikun e vuajtjes prej tij, pasi atyre u mungon mbështetja dhe amortizimi i nevojshëm”. Çfarë duhet bërë? Për të mbrojtur këmbët tuaja, Gonzalvo rekomandon të mos përdorni shapka ose, të paktën, të shmangni veshjen e tyre për shëtitje të gjata dhe të përdorni këpucë edhe gjatë verës.