Rajon
Marrëdhëniet Serbi-MV/ Vuçiç: Kemi raport vëllazëror
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një komunikim për mediat ka thënë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut janë shumë të mira.
Gjithashtu Vuçiç shtoi se nuk ka aspak çështje të hapura midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të jashtëzakonshme. Ne nga Serbia e duam Maqedoninë e Veriut dhe gjuhën maqedonase dhe e kuptojmë shumë mirë. Nuk e kam problem të them se nuk jemi vetëm miq, por se si kombe kemi marrëdhënie vëllazërore”, theksoi Vuçiç gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me Pendarovskin.