Kosova
Është koha kur Vuçiç duhet të ndalojë e ti vërë gishtin kokës
Beogradi zyrtar vazhdon të refuzojë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për të cilat Brukseli dhe Uashingtoni kanë kërkuar vazhdimisht. Nga njëra anë duket se ka një mirëkuptim në lidhje me qëndrimin e Serbisë për konfliktin në Ukrainë, por nga ana tjetër, SHBA-ja ka treguar qartë se nuk dëshiron të tolerojë një lloj afërsie të zyrtarëve të caktuar serb me Moskën zyrtare.
Kreu i shërbimit inteligjent, Alexander Vulin, u sanksionua nga SHBA, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe përfshirje në trafikun e drogës, por edhe për shkak të lidhjeve me Rusinë.
Sanksionet janë sigurisht një sinjal shumë i fortë politik për perspektivën e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së dhe sipas analistëve, ato duhet të mjaftojnë për të inicuar disa procese në Serbi, por që ende nuk po ndodhin. Vulin është ende drejtor i BIA-s kurse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “mori” përgjegjësinë për sanksionet ndaj tij dhe nuk deklaroi se drejtori i BIA-s do të zëvendësohet.
Për Branka Latinoviç, ambasadore në pension dhe anëtare e Forumit joqeveritar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, çdo vend duhet t’i “marrë seriozisht” sanksionet amerikane.
“Është një moment kur Vuçiç duhet të ndalojë dhe të mendojë se si do të vazhdojë – nëse do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, që sigurisht do të ketë pasoja negative përkatëse para së gjithash për shtetin dhe qytetarët e tij, apo për atë vetë.
Ajo theksoi se sanksionet janë një instrument i fuqishëm i SHBA-së në zbatimin e politikës së jashtme dhe arritjen e qëllimeve të saj, të cilat po i përdorin gjithnjë e më shumë.