Kronike
EMRI/ Punonte në ‘shtëpi bari’ për 2 mijë paund, në pranga i riu
Ëndrra britanike e një 33-vjeçari shqiptar është shuar shumë shpejt, pasi është arrestuar duke u kujesur për disa bimë kanabisi në një banesë të përshtatur në fermë, në Hull të Anglisë.
Paulin Kqira u shpreh para hetuesve britanikë të çështjes se ishte punësuar nga një person i paidentifikuar për t’u kujdesur për disa bimë kanabisi kundrejt një pagese prej 2 mijë paund.
Në banesën ku u arrestua 33-vjeçari shqiptar, policia gjeti dhjetëra bimë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes dhe lëndë narkotike gati për shitje.
Kqira, i cili kishte mbërritur në Britani në mënyrë ilegale, pohoi se ai u përfshi në këtë veprimtari pasi një person i panjohur e kishte takuar jashtë një lokali në Angli.
Pavarësisht argumenteve të palës mbrojtëse, Kqira u dënua me 16 muaj burg dhe më pas u kthye në Shqipëri përfundimisht.