Connect with us

Kosova

‘Kurti ka vjedhur bukën e popullit më të varfër në Evropë’

Shkrimtarja Kimete Berisha ka komentuar skandalin për të cilin janë arrestuar tre persona me dyshimet për keqpërdorim të fondeve për rezervat shtetërore. Ajo ka thënë se Albin Kurti, Rozeta Hajdarin dhe Ridvan Muharremi janë të dyshuar për vjedhjen e 3 për qind të grurit të rezervave shtetërore. Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Kurti ka vjedhur bukën e popullit më të varfër në Evropë.

“Në qeveri nuk mund të ‘vidhet’ asnjë copë letër pa thënë ministri ‘po’. Prandaj, Albin Kurti, në bashkëpunim me Rozeta Hajdarin, me bukëpjekësin e Bukë e zemër’ dhe me të tjerë, është i dyshuar për vjedhjen e 3 për qind të grurit të rezervave shtetërore”, ka shkruar Kimete Berisha, sipas së cilës, Albin Kurti është djegur në zjarrin e ministres Hajdari.

“E mori në mbrojtje, hyri garant për të dhe fajtorët e tjerë, duke akuzuar prokudrejtesinë si të korruptuar. Nuk është e domosdoshme që prokurori të jetë i shenjtë që të konstatojë hajninë e grurit. Albin Kurti po shfrytëzon tensionet e brendshme dhe të jashtme për të mbuluar hajnitë e veta!” – ka shkruar Berisha.

Advertisement