Connect with us

Kosova

Furia e shtatorit/ Lajçak e merr seriozisht

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar dhe ka biseduar në Beograd me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe i ka përcjellë shqetësimin e tij për zhvillimet në Kosovë.

Pas bisedës dy orëshe, Vuçiç ka shkruar në Instagram se emisarit Lajcak i ka përcjellë shqetësimin e tij lidhur me planin e Kurtit për pushtimin e veriut të Kosovës dhe dëbimin e serbëve atje.

“Jam shumë i shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë dhe planin e Kurtit për të pushtuar me dhunë veriun e krahinës dhe për të dëbuar serbët nga vatrat e tyre shekullore. Këtë ia kam përcjellë përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak” – deklaroi presidenti serb

Nga ana tjetër emisari Lajcak ka njoftuar se me Vuçiç ka patur një bisedë thelbësore lidhur me takimin e radhës të nivelit të lartë që BE synon ta mbaj në shtator si dhe për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 4 komunat veriore të Kosovës.

 

Advertisement