Connect with us

Politike

Ilir Meta pas pushimeve në Greqi: Po bëhemi gati, do përballemi ballazi me Ramën

Ilir Meta duket i karikuar pas pushimeve luksoze në Greqi. Ai thotë se opozita po e merr veten dhe do përballen ballazi me Ramën. Ndërsa edhe njëherë, mbron Fredi Belerin, duke thënë se u rrëmbye nga Rama.
“Skandalet po mbivendosen njëri mbi tjetrin. Qeveria mbijeton sepse kemi të bëjmë me kapjen e plotë të shtetit të realizuar prej një kohe të gjatë. Do të jetë një proces tepër sfidues dhe ai i rimëkëmbjes së opozitës por njëkohësisht është e pamundur që kjo qeveri t’i mbijetojë skandaleve. Unë besoj që ka një mirëkuptim të qartë që ballafaqimi me këtë mazhorancë të korruptuar duhet të jetë ballor dhe lufta kundër korrupsionit duhet të jetë intensive dhe e koordinuar. Beleri një i burgosur politik i Edi Ramës. Të gjithë i mbajnë mend kërcënimet publike të Edi Ramës ndaj Belerit. Ai u rrëmbye nga policia e shtetit vetëm 48 orë para se qytetarët e Himarës të shkonin në kutitë e votimit. Kjo situatë pasqyron thjesht gjendjen dramatike ku ndodhet shteti i së drejtës në vendin tonë. Tregon për një mazhorancë të dhunshme që nuk e njeh ligjin. Ne nuk mund t’i shmangemi sfidës të zgjedhjeve. Megjithëse jemi të bindur që vendi jonë është një vend ku standardet nuk ekzistojnë”, tha Meta.

Advertisement