Connect with us

Sport

‘Ndaj Çekisë duhet…’/ Sylvinho optimist: Shqipëria i ka lojtarët e duhur

Shqipëria do të provojë të marrë një rezultat pozitiv ndaj Çekisë mbrëmjen e 7 shtatorit në Pragë, në sfidën që shkon për llogari të kualifikueseve Euro 2024.  Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho doli në konferencën për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Mendoj se është një ndeshje e rëndësishme dhe është e drejtë se janë 2-3 ditë për ne dhe kundërshtarët, Por gjërat janë kështu, punohet, është menaxhimi i grupit, i lojtarëve në nivel individual dhe padyshim video e shumë informacione të tjera në nivel grupi. Nuk ka shumë punë për të bërë brenda fushës, është më shumë jashtë. Jam padyshim i kënaqur që grupi është në gjendje të mirë, të gjithë duan të luajnë dhe hyjnë në fushë.

Motivimi është i bukur dhe i mirë, në këtë aspekt jam i kënaqur. Nesër është ndeshje e vështirë, e dinë të gjithë. Shumë lojtarë janë mësuar që të bëjnë një ndeshje të tillë të vështirë, por një përgjegjësi të tillë e kemi. Janë ndeshje që duhet të shfrytëzosh dhe mirë, janë të rëndësishme. Të gjithë duan ta luajnë këtë ndeshje dhe në këtë aspekt jam i lumtur.

Mungesa e Laçit? Ne ende nuk kemi vendosur pjesë të ndryshme të formacionit, jemi në rrugën e duhur dhe nuk mund të kthehemi mbrapa. Skuadra ka bërë një paraqitje të mirë në dy ndeshjet e fundit, ndjehemi mirë. Padyshim do të menaxhojmë mirë të gjithë lojtarët, nesër do të bëjmë një stërvitje të fundit në hotel, do të flasim dhe ata që janë 100% do të shkojmë në ndeshje.

Është ndeshje në një nivel të lartë përqendrimi. Nëse ka diçka që i duhet kaluar lojtarëve është që duhet përqendrim i niveli i lartë. Kundërshtarët janë skuadër e mirë, kanë një trajner që është që nga viti 2018, ka shumë lojtarë të rëndësishëm, një ekip të mirë. Është një ndeshje e bukur dhe ne kemi shumë lojtarë të mirë për t’u përballur. Ne si skuadër kemi një mënyrë loje, një rrugë të nisur, kem bërë diçka të mirë deri tani. Duhet të ecim në rrugën e duhur, sipas meje është kjo. Ta shohim nesër.

Llogaritë për dy ndeshjet? Ne faktikisht jemi në gjysmë të rrugës. Kemi bërë 50% të rrugës. Me ndeshjen nesër kemi dhe 5 finale. Shumë shpejtë për të bërë llogaritë. Të marrim sa më shumë pikë. Llogaritë do t’i bëjmë në nëntor. Tani për mua është shumë e rëndësishme që të luajmë mirë, të bëjmë një paraqitje të mirë. mbase dhe mund të fitojmë, por kemi përballë një ekip me shumë eksperiencë. Edhe Shqipëria jonë nuk është më pak. Mendoj se jemi në kushte të barabarta në këtë drejtim.

Elementi plus për barazimin ose fitoren? Niveli i përqendrimit në një ndeshje si kjo do të jetë pak a shumë si ato e ndeshjeve më parë. Ajo që bën më pak gabime mund të marri më shumë nga kjo sfidë. Një gabim i vogël mund të hedhë në erë gjithçka. Luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë. Kemi lojtarë shumë të mirë në dispozicion. Mendoj se i kemi të gjithë elementët e duhur për të marrë maksimumin” – tha ai.

Sport

“Çmenden” tifozët kuqezi, 50 mijë shqiptarë në stadium për ndeshjen me Italinë

Shqipëria do të zbresë në fushën e “Signal Iduna Park” në orën 21:00 të mbrëmjes së të shtunës për të luajtur ndeshjen e parë të fazës finale në Euro2024, përballë Italisë së Luciano Spalletit.

Djemtë kuqezi janë përgatitur maksimalisht për sfidën dhe po aq seriozisht e kanë marrë prezencën e Kombëtares në Europianin e Gjermanisë, edhe tifozët shqiptarë.

Sipas ESPN-së, e cila i referohet burimeve, UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50,000 tifozë shqiptarë në impiantin prej 80,000 vendësh të Dortmundit.

“Edhe pse Signal Iduna Park mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, stadiumi do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 tifozësh gjatë Euro 2024 dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga tifozët shqiptarë.
Shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani kanë blerë biletat për ndeshjen e parë të vendit të tyre që shkon në një turne madhor për herë të dytë që nga Euro 2016, ndërsa kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë”, shkruan ESPN.

Pikërisht ky numër tifozësh kundër Italisë, sipas ESPN do të jetë kontigjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.

Më tej media amerikane për të treguar se interesi i shqiptarëve për Europianin është tepër i lartë, nënvizon faktin se Parlamenti ka pezulluar punimet për 10 ditë për të mundësuar që ministrat dhe deputetët të marrin pjesë në ndeshjet e grupit B kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Continue Reading

Sport

Trajneri i Spanjës jep “alarmin”: Kujdes Shqipërinë, të bëjnë keq

Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, foli për “Euro2024” dhe mbi të gjitha për Grupin B ku bën pjesë edhe “Furia e Kuqe”:

“Më duket edicioni me nivelin teknik më të lartë në histori. Nuk mbeti jashtë asnjë, pres një turne pa një favorit të qartë, janë afro 8-10 skuadra që mund të fitojnë. Ky mund të jetë një Evropian historik për futbollin, nga ato turne që shënjojnë një epokë”, u shpreh De la Fuente, duke u ndalur më pas te Grupi B:

“Është grupi më i fortë nga të gjithë, por për të fituar duhet të mposhtësh më të mirët, ne jemi këtu për këtë, për ta provuar. Me Kroacinë dhe me Italinë kemi luajtur në Evropianin e fundit dhe në Ligën e Kombeve.

Skuadra e Dalic ka ndryshuar më pak në raport me ne dhe Italinë. Vitet kalojnë për lojtarët kyç, por Kroacia mbetet e njëjtë, ata kanë një ndjeshmëri nacionale të pabesueshme. Është impresionuese se si një vend kaq i vogël të prodhojë kaq shumë lojtarë të një niveli kaq të lartë.
Duhet pasur kujdes edhe Shqipërinë, mbase jo shumë të njohur për publikun në nivele të larta, por janë një skuadër me shumë elementë të vlefshëm. Kanë një trajner që i ka dhënë ekipit një stil dinamik dhe agresiv. Luajnë mirë, do t’i bëjnë keq çdo kujt që do të shpërqendrohet.

Italia? Lojtarë optimal dhe një trajner të shkëlqyer. Italia mbetet gjithnjë një fuqi e futbollit, edhe në momentet jo të mira, mbetën jashtë dy Botëroreve, por në mes fituan Evropian”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Spanjës për La Gazzetta dello Sport.

Continue Reading

Sport

Gennaro Gattuso del sërish në skenë, do të ulet në stolin e Hajduk Splitit

Gennaro Gattuso do të shkojë në Kroaci. Ish-trajneri i Olympique Marseille së fundi, këtë të mërkurë zyrtarisht u bë trajner i Hajduk Splitit. Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2026.

46-vjeçari italian kishte qenë pa klub që kur u largua nga Marseille shkurtin e kaluar. Ai mori pjesë vetëm në 24 ndeshje me OM, ku arriti nëntë fitore përpara se të shkarkohej nga klubi francez pas rezultateve të dobëta.

 

Kampioni i botës italian më 2006 arrin në krye të një ekipi të dashur për një tjetër ish-trajner të Marseille: Igor Tudor, të cilin ai e zëvendësoi.

 

Kroati, i lindur në Split, kishte luajti në klubin e qytetit të tij dhe më pas e drejtoi atë për shumë vite. Hajduk Splitit përfundoi në vendin e tretë në kampionatin e kaluar kroat.

Continue Reading

Sport

I impenjuar me Shqipërinë në Europian, bie një pistë për të ardhmen e Brojës

E ardhmja e Armando Brojës në udhëkryq. Sulmuesi shqioptar, pas rikthimit nga huazimi, me gjasë do të ndajë rrugët me Chelsean. Një prej skuadrave më të interesuara ishte Monaco, por sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi nga Principata nuk ka avancuar në tratativat për futbollistin dhe tashmë po kërkon për alternativa të tjera.

Armando Broja është i impenjuar me Shqipërinë, në Europianin e verës që nis pas pak ditësh. Ylli kuqezi pritet të udhëheqë sulmin kuqezi, në një kompeticion kaq të rëndësishëm.

Continue Reading

Sport

Legjenda e Liverpul për “Telegraph”: Grupi B do të jetë fatal për Italinë

Për Xhimi Karrager nga Grupi B do të mbijëtojnë skuadra si Spanja dhe Kroacia.

Në këndin e tij të opinionistëve, ish-mbrojtësi legjendar i Liverpul ka parashikuar se ky grup, i konsideruar si “i ferrit”, do të jetë fatal për kampionët e Europës në fuqi.

“Për mendimin tim Italia nuk kalon fazën e grupeve.

Ata gjenden në një grup të fortë dhe mund ta kenë shumë të vështirë që të kualifikohen edhe mes të tretave më të mira të turneut”, tha Xhimi Karager.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING