Connect with us

Bota

Zelensky kritikon aleatët e tij: Keni lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se aleatët e vendit të tij kanë lehtësuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, ndërsa bëri thirrje për një përpjekje tjetër për të vendosur masa të mëtejshme ndëshkuese ndaj Moskës.

“Në këtë kohë, ne kemi vënë re një pauzë shumë të gjatë nga partnerët tanë për sa i përket sanksioneve,” tha ai në një fjalimin të publikuar në Telegram.

Zelenskyy shtoi se prioritetet e qeverisë së tij janë sanksionet ndaj sektorit energjetik të Rusisë, përpjekjet për të ndaluar fluksin e teknologjisë në Rusi dhe bllokime të mëtejshme në sektorin financiar rus.

Advertisement