Aktualitet
Beleri në burg/ Avokati grek: Rama të lejojë betimin e tij
Avokati grek: Në këtë rast kur kemi një paraburgim, ai shmanget nga detyrimi për të ushtruar detyrën e tij dhe të shprehë shqetësimet e atyre që e kanë votuar. Masa e paraburgimit është në shkelje të të drejtave të njeriut.
Kjo është një gjendje që e ndalon që të përfaqësoje votuesit e tij. Bie ndesh me efektivitetin e procedurës zgjedhore. Duke minuar kështu vullnetin e popullit. Unë nuk futem tek pjesa nëse ka faj apo jo. Këtë e zgjidhin gjykatat e Shqipërisë.
Dënimi prej 4 muajsh, për ne është një masë jo proporcionale. Kam dëgjuar kryeministrin Edi Rama të flasë për pavarësinë e Gjyqësorit, por nuk po e shikoj që të ketë një raport pavarësie në këtë gjë. Në gjykimin e datës 26 qershor 2023, SPAK, nuk e ka juridiksionin për miratimin e lejes së kërkuar nga personi në hetim.
I referohem drejtorit të ekzekutimit të autoriteteve penale dhe të drejtorisë së burgjeve.
Kështu mundet administrata të lehtësojë transportin e Belerit në Himarë në mënyrë që ai të bëjë betimin në detyrë, se po ushtron detyrën një person që nuk e ushtron dot profesionin. Nuk është zgjedhur.