Kosova
Kosova të ketë kujdeset/ Opinioni i ambasadorit Anthony Godfrey
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Godfrey, duke folur per situaten mes Kosoves dhe Serbise, eshte shprehur se “Përgjigja e Serbisë ishte klasike për Vuçiçin – duke luajtur me ndjenjat nacionaliste, ai ka shpallur një ditë zie për luftëtarët e martirizuar serbë, së bashku me përpjekjet për ta portretizuar veten me ndikim të moderuar në Perëndim, duke premtuar një hetim”
Ai ka theksuar se edhe kryeministri Albin Kurti duke qenë nën ombrellën e sigurisë të Forcës së NATO-s në Veri, shpesh bënë “lëvizje provokuese” ndaj serbëve “pa frikën se Serbia do të përgjigjet”, dhe ka shtuar se garancat e sigurisë veçse forcojnë populizmin e tij.
“Derisa Kosova të jetë më e përgatitur për të qëndruar më vete, në aspektin ekonomik dhe të sigurisë, ajo duhet të kujdeset që të mos e ‘trazojë ariun’ në veri”.
Ish-ambasadori amerikan deklaroi Serbia s’do të lejohet të nxisë “rebelim të armatosur” ose të përdorë bashkëkombësit etnonacionalistë për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë apo Mal të Zi, si edhe ka theksuar se ndërmjetësit e dialogut duhet të fokusohen në ndërvarësinë ekonomike.
“Unë do të përkrahja përpjekjen për t’u kthyer në status quo ante edhe nëse kjo do të thotë diplomaci e pafundme për miqtë tanë Lajçak dhe Escobar, ndërjmetësues të BE-së dhe SHBA-ve. Të ndihmosh Serbinë dhe Kosovën të rrisin ekonomitë e tyre deri në një pikë ku ndërvarësia e bën konfliktin më pak tërheqës, duket më e besueshme dhe më pak e kushtueshme” – theksoi Anthony Godfrey.