Connect with us

Aktualitet

Vila e Enver Hoxhës do t’i kalohet Ministrisë së Kulturës, ja për çfarë do të përdoret

Qeveria shqiptare ka miratuar tarifën e reduktuar për dhënien në shfrytëzim nga ana e Ministrisë së Kulturës, të disa ambienteve në objektin “Rezidenca Qeveritare, vila 31 Tiranë”, ose siç njihet ndryshe ish- vila e Enver Hoxhës, për realizimin e projektit kulturor “Vila Art Rezidencë Tirana”.

Në vendimin e miratuar nga qeveria, vlera e tarifës së shfrytëzimit të ambienteve të objektit “Rezidenca Qeveritare, vila 31 Tiranë” do të jetë në masën ekuivalente të shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike dhe ujë, si dhe koston e mirëmbajtjes e të trajtimit të këtyre ambienteve gjatë gjithë periudhës së dhënies në shfrytëzim për këtë projekt.

Vendimi i qeverise

MIRATIMIN E TARIFËS SË REDUKTUAR PËR DHËNIEN NË SHFRYTËZIM TË DISA AMBIENTEVE NË OBJEKTIN “REZIDENCA QEVERITARE, VILA 31 TIRANË”, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT KULTUROR “VILA ART REZIDENCË TIRANA”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 8, të kreut III, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Miratimin e tarifës së reduktuar për dhënien në shfrytëzim Ministrisë së Kulturës të disa ambienteve në objektin “Rezidenca Qeveritare, vila 31 Tiranë”, për realizimin e projektit kulturor “Vila Art Rezidencë Tirana”.

2.Vlera e tarifës së shfrytëzimit të ambienteve të objektit “Rezidenca Qeveritare, vila 31 Tiranë” do të jetë në masën ekuivalente të shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike dhe ujë, si dhe koston e mirëmbajtjes e të trajtimit të këtyre ambienteve gjatë gjithë periudhës së dhënies në shfrytëzim për këtë projekt.

3.Ngarkohen Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Advertisement