✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

TRAGJEDI FAMILJARE PËR DJ DAGZ, HUMBET BABAIN PAS DITËVE TË VËSHTIRA NË SPITAL

Një lajm i dhimbshëm ka goditur familjen e artistit të njohur DJ Dagz.

Babai i tij, Naim Gumnishta, është ndarë nga jeta pas një periudhe të rëndë shëndetësore, gjatë së cilës ishte i shtruar në spital dhe në gjendje kritike.

Lajmi është bërë publik përmes njoftimit familjar të shpërndarë në rrjetet sociale nga Einxhel Shkira, partnerja e DJ Dagz.

Vetëm pak ditë më parë, artisti kishte ndarë me ndjekësit shqetësimin e madh për gjendjen e babait, i cili ndodhej i intubuar.

Në mes të kësaj situate të vështirë, DJ Dagz kishte treguar se një nga dëshirat e të atit ishte që ai të vazhdonte angazhimet profesionale, pavarësisht problemeve shëndetësore në familje.

Por përpjekjet për ta kaluar këtë periudhë nuk sollën përfundimin e dëshiruar.

Humbja e babait shënon një moment të rëndë personal për artistin, i njohur për publikun shqiptar edhe nga pjesëmarrja në “Big Brother VIP Albania”.

 

ntv.al

 

Advertisement