✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

VAJZA 14-VJEÇARE E BEYONCÉ DHE JAY-Z VJEDH SPEKTAKLIN, I ATI E NGJIT NË SKENË!

Blue Ivy Carter vazhdon të ndërtojë rrugën e saj artistike, ndërsa prindërit janë dy prej emrave më të mëdhenj të industrisë muzikore.

Vajza 14-vjeçare e Beyoncé dhe Jay-Z u shfaq në skenë përkrah të atit gjatë një koncerti madhështor në stadiumin SoFi në Los Angeles.

Por këtë herë nuk bëhej fjalë vetëm për një paraqitje apo koreografi. Blue Ivy interpretoi në tastierë gjatë performancës së dy këngëve të njohura të reperit, “The Story of OJ” dhe “Dead Presidents”.

Koncerti ishte pjesë e festimeve për përvjetorët e dy albumeve të rëndësishme të Jay-Z, “Reasonable Doubt” dhe “The Blueprint”.

Në publik ndodhej edhe Beyoncé, e cila e ndoqi performancën bashkë me ish-anëtaret e Destiny’s Child, Kelly Rowland dhe Michelle Williams.

Blue Ivy ka qenë më parë pjesë e turneve të së ëmës, ku ka tërhequr vëmendjen si kërcimtare. Ndërsa në këtë koncert ajo tregoi një tjetër aftësi muzikore.

Dalja e saj në skenë ka ngritur përsëri një pyetje që ndjekësit e familjes Carter e bëjnë prej kohësh: a po përgatitet Blue Ivy të ndjekë karrierën e dy prindërve të saj?

 

ntv.al

 

Advertisement