Connect with us

Bota

Përkeqësohet situata në Gaza, banorët në radhë për një copë bukë (FOTOT PREKËSE)

Qindra banorë të Gazës kanë qëndruar në radhë për racionin e bukës në qytetin jugor të Khan Younis, pas urdhrit të Izraelit për të evakuuar Gazën veriore, raporton BBC.

Gazetari i i BBC-së tha se njerëzve u jepet vetëm pesë copa bukë secili, por shumë prej tyre jetojnë me familje të tjera në shtëpi dhe duhet të ushqehen. Qyteti, normalisht shtëpia e 400,000 njerëzve, ka tejkaluar një milion.

Ndërkohë në Gaza nuk ka ujë, energji elektrike dhe karburant.

Advertisement