Connect with us

Kronike

Gjendet i pajetë një emigrant në Devoll, dyshimet e para të policisë

Kronike

Zbardhen detaje të reja/ Erdgysi i kërkoi llogari kunatës: Pse nuk më tregove që Alma më pa me të dashurën?

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna rreth dy javë më parë, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara në vendin tonë.

Ndërsa hetimet vijojnë dhe bashkëshorti i saj ndodhet i arrestuar nën dyshimet se ka qenë ai që e ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të rëndë të vetëflijimit e po ashtu edhe të mbytjes së fëmijëve, detaje të reja janë zbuluar.

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në “Breaking” tha se Erdgysi, burri i të ndjerës, prej një muaji nuk kishte më afrimitet me të dhe se kishte fshirë dhe të gjitha mesazhet që kishte pasur në telefon.

Po ashtu shtoi se ai kur dilte me të dashurën e tij, minorene, bllokonte thirrjet në telefon nga Alma, në mënyrë që të mos shqetësohej.

Hoxha tregon po ashtu se ai i ka thënë kunatës së tij, “pse s’më tregove që Alma më pa?”, duke iu referuar dëshmisë së saj se pak para ngjarjes, e ndjera e kishte parë atë në makinë së bashku me të dashurën.

Gati  2 javë pas ngjarjes tragjike në Shkodër, ku Alma Arrazi i dha fund jetës me 3 fëmijët e mitur në ujërat e lumit Buna, në prokurori është thirrur sërish për t’u marrë në pyetje, kunata e saj, Valentina Arrazi.

Ajo rezulton të jetë personi i fundit që e takoi 39-vjeçaren përpara aktit tragjik.

Për disa orë Arrazi dëshmoi para prokurorit Ledion Tema, pasi ky i fundit kishte të tjera pikëpyetje të lindura nga dëshmia e saj e parë e dhënë menjëherë pas ngjarjes.

Dëshmia e plotë e Valentina Arrazit

Dolëm për të pirë një kafe së bashku me Almën dhe fëmijët tanë tek një lokal në pedonalen e Molos në hyrje të qytetit të Shkodrës. Unë e kam dashur shumë Almën edhe ajo mua e po ashtu edhe fëmijët kanë shkuar shumë mirë ndaj edhe dolëm si zakonisht me njëra-tjetrën. Rrugës përpara se të mbërrinim unë u ndala në një market për të blerë diçka dhe Alma më priti jashtë. Kur dola Alma më tregoi se Erdgysi, kishte kaluar me makinë së bashku me të dashurën e tij dhe se i kishte parë.

Unë nuk e kam parë Erdgysin sepse isha në market por Alma më tha se kishte kaluar. Kemi vijuar rrugën dhe u ulëm në kafe. Fëmijët po luanin dhe me Almën biseduam pak për marrëdhënien e saj me Erdgysin. Më pas vijuam edhe me biseda të tjera dhe rreth orës 20:10 ikëm nga aty.

Alma më tha më përpara se do të vinte ta merrte i vëllai me taksi dhe se do shkonte tek familja e saj në Durrës derisa të sqaroheshin me bashkëshortin e saj. Më tregoi se Erdgysi ishte në dijeni se do ikte dhe u ndamë”.

Pasi Alma u largua unë nxora telefonin dhe lajmërova bashkëshortin tim se nuk kisha internet dhe se do ikja për në shtëpi. Pasi i thashë se isha pa internet, vijova rrugën deri në shtëpi.

Unë i thashë bashkëshortit kur ika në shtëpi se Alma do shkonte tek familja e saj në Durrës. E mori vesh edhe Erdgysi se do shkonte në Durrës. Pas afro dy orësh kemi komunikuar me motrën e Almës dhe ajo na tha se nuk kishte shkuar atje. Kjo na bëri të dyshojmë dhe e gjithë familja jonë dolëm me makina duke kërkuar kudo në rrugët e qytetit nëse mund të gjendej diku Alma, por nuk e gjetëm askund. Kemi kërkuara e pyetur shumë edhe të nesërmen më 3 maj por askush nuk na konfirmoi asgjë derisa Erdgysi shkoi në polici dhe bëri denoncimin për humbjen e saj dhe të tre fëmijëve.

Continue Reading

Kronike

Azgan Mërnica ende në arrati/ Vrasësi i policit dyshohet se është parë në Gjirokastër, mund të dalë jashtë Shqipërisë

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja e efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, autori i dyshuar, Azgan Mërcina vijon të jetë i lirë.

Policia e Shtetit dhe RENEA vijojnë intensivisht aksionin për gjetjen e 23-vjeçarit, i cili është i armatosur.

Azgan Mernica qëlloi Cenalian me plumb në kokë pas një konflikti të çastit për vendin e makinës. Pasi e qëlloi autori mori makinën, e la te shtëpia e dajës dhe u arratis në këmbë nëpër ara. Sakaq, pasditen e sotme policia ka zgjeruar kërkimet për autorin pasi dyshohet se është larguar në drejtim të Gjirokastrës apo Tepelenës.

Burime të policise së Fierit bëjnë me dije se një person i ngjashëm me autorin është parë në Gjirokaster. Policia po verifikon informacion e marrë dhe për këtë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës.

Gjithashtu Policia ngre dyshimet se Mërnica mund të tentojë të kalojë kufirin e të arratiset drejt Greqisë. Ndërkohë kontrollet vijojnë ne fshatin Pojan. Kontrolle po bëhen po bëhen edhe në stane e tunele në Tepelenë.

Janë  shoqëruar mbi 10 persona për tu pyetur për ngjarjen. Mes tyre janë edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit dhe Ajete Mernica. Kjo e fundit ishte dëshmitare e krimit, pasi ishte në makinë me të birin kur ndodhi ngjarja.

Ajete Mërnica është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ka parë djalin të zbresë nga makina dhe të konfliktohet me policin.

Aty ka dëgjuar një të shtënë arme, dhe më pas djali i saj ka hyrë në makinë dhe kanë ikur në drejtim të banesës së vëllai të Ajete Mernicës. Ajo ka deshmuar se i biri iku me vrap pa i thënë se ku do shkonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi, pak pas mesditës së të hënës, në fshatin Baltëz të Fierit, ku 28-vjeçari Novruz Cenalia mbeti i vrarë me armë zjarri, teksa ishte i veshur me uniformë policie, pasi po shkonte të merrte detyrën.

Ndërsa autori i dyshuar u largua me shpejtësi me një audi ngjyrë blu, të cilën e braktisi në afërsi të shtëpisë së një familjari për tu larguar në këmbë drejt fshatit Havaleas dhe më pas në Apoloni.

Pavarësisht kontrolleve edhe me dron, policia nuk ka ende asnjë gjurmë të tij, ndërkohë që ofron 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Continue Reading

Kronike

Shqiptari përplas me furgon gruan shtatzënë, e dërgon në spital dhe arratiset

Një aksident është regjistruar së fundmi në Itali, ku protagonist është një i ri shqiptar. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari 36-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka përplasur me furgon një grua shtatzënë teksa kjo e fundit ishte duke kaluar rrugën. Pas aksidentit ai e ka dërguar gruan drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar me nxitim.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se shqiptari, banues në Macerata është përfshirë në një tjetër aksident mbrëmjen e 1 Majit në “Via Roma”. Ai është lokalizuar dhe arrestuar nga policia, dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Continue Reading

Kronike

“I dogji rrobat Almës…”/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës…

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi u mbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj të mitur. Dyshohet se 39-vjeçarja e mori vendimin ekstrem, pasi kishte parë burrin e saj me një partnere tjetër. E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, gazetarja u shpreh se çifti nuk kihste një raport të mirë kohët e fundit. Sipas saj Alma Arrazi ishte larguar nga shtëpia dhe Erdgysi ia kishte djegur të gjitha rrobat.

Hoxha më tej shprehet se Erdgysi kishte fshirë nga telefoni të gjitha bisedat që kishte patur me Almën gjatë muajit të fundit, dhe sa herë që dilte nga banesa, i bënte “bllok” në rrjetet sociale dhe telefon që të mos e shqetësonte. Gazetarja tha gjithashtu se Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës ku i shkruante pse nuk i tregoi se Alma e kishte parë me të dashurën. Hoxha shprehet më tej se pavarësisht keqkuptimeve të çiftit Alma shpresonte se do ja dilte të ruante familjen, por në momentin që e ka parë me të dashurën ka marrë vendimin ekstrem. Gazetarja shton se Alma kishte një lidhje të fortë me kunatën dhe kjo e fundit është e tronditur nga ngjarja.

“Erdgysi ka djegur rrobat e Almës pasi ajo ishte larguar nga shtëpia, kjo është provuar edhe nga prokuroria. Erdgysi, sa herë dilte nga banesa i bënte bllok Almës, që të mos e shqetësonte. Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës ku i thoshte “pse nuk më tregove që më kishte parë”. Nuk është pyetur vetëm kunata në prokurori, por edhe babai, motra dhe vëllai i Almës.

Erdgysi ka fshirë nga telefoni të gjitha bisedat me Almën që kishte kryer prej 1 muaji. Alma magjithatë shpresonte se do ia dilte të ruante familjen. Për sa kohë ajo ka shpresuar dhe e ka falur, ka vazhduar të qëndrojë deri sa e ka parë me të dashurën. Alma kishte lidhje të fortë me kunatën, ajo është e tronditur. Ka kamera të tjera të sekuestruara, që i kanë kaluar prokurorisë. Janë dy biznese të tjera ku është bërë kërkesë që të administroheshin kamerat e sigurisë”, u shpreh gazetarja Hoxha.

Continue Reading

Kronike

Nga student ekselent mjekësie, tek vrasja e nënës/ Problemet psikologjike të Arsen Danit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën ditën e djeshme ku 62-vjeçari Arsen Dani ka vrarë me thikë nënën e vetë Gjylije Dani 88-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja”, rreth orës 14:30, ndërsa autori i krimit dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ndodhi në apartamentin e katit të katërt të një pallati ku jetonte vetëm e moshuara me të birin, ndërsa dy fëmijët e tjerë jetojnë në Tiranë.

Në lidhje me ngjarjen, gazetarja Brixhilda Deda ka dhënën detaje të reja, teksa tha se është konfirmuar nga deklaratat që autori ka bërë, se vuan nga problemet me shëndetin mendor.

Për emisionin “Shqipëria LIVE”, ajo tha se dikur Dani ka qenë student ekselent dhe është diplomuar për mjekësi, por më vonë, kanë nisur problemet psikologjike që janë rënduar me kalimin e viteve.

Tashmë është vërtetuar edhe nga deklaratat që ai dha para hetuesve se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Është shfaqur shpesh i paqëndrueshëm, teksa kur u arrestua nuk ka bërë rezistencë, por ka thënë vetëm ‘Unë kam vrarë 2 mijë vetë dhe nuk më besuat, kur vrava nënën time, më besuat’.

Sa i përket jetë së tij, ai kishte mbaruar shkollën për mjekësi, shokët dhe kolegët thonë sek ishte qenë ekselent. Ai kishte qenë shumë i shëndetshëm, nuk dihet se kur kanë nisur problemet me shëndetin mendor. Ka bërë dhe specializimin për mjekësi. Nuk dihet nëse e ka ushtruar profesionin e mjekut.”-tha gazetarja.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING