Connect with us

Aktualitet

Zyrtarisht në dimër, ja si do të jetë moti për muajin nëntor

Teksa sot vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu, nesër do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave.

Në një lidhje skype për News24, sinoptikania Lajda Porja bëri me dije se gjatë natës do të ketë dhe reshje bore në disa zona, ndërsa shtoi se nëntori do të ketë temperatura të paqëndrueshme.

“Reshjet kanë nisur. Parashikohet që gjatë natës të shfaqen dhe reshjet e dëborës. Do të kemi depërtim të masave polare, që do të zbresin deri në Ballkan. Nesër do të ketë rënie të temperaturave për shkak të masës polare, duke bërë që termometri të ulet më shumë. Sot reshje shiu, nesër temperatura tipike dimri. Nëse nuk i kemi ndezur kondicionerët, këtë fundjavë do të ndizen patjetër. Reshjet nuk do të paraqesin problem, pasi do të jenë reshje me intensitet të ulët. Nesër parashikohet një erë e fortë, e cila do të shkojë në det të hapur 80, duke sjellë pezullim dhe trafik në det. Sa i përket vlerave minimale është -3 gradë në Has apo Bajram Curri. Në Tiranë do të jetë në vlerën 5-6 gradë, por janë temperatura të ulëta për vjeshtën. Nëntori do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm dhe me prezencë të shiut.”, tha Porja.

Advertisement