Connect with us

Aktualitet

Marrëveshja për emigrantët/ Analisti zbulon se pse transferimi i refugjatëve do të ketë pasoja të mëdha

Analisti Genc Burimi në një intervistë televizive tha se marrëveshja midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Georgia Meloni, do të sjellë probleme të mëdha për Shqipërinë, pasi vendi ynë nuk është në gjendje të menaxhojë një fluks të tillë.

“Kjo marrëveshje është krizë e Melonit. Meloni i thotë BE-së se është kaq e mirë kjo marrëveshje sa doni ta kërkoni më vonë edhe për vende të tjera. Shqiptarët duhet ta dinë nga vjen Meloni, nga një dështim i gjatë me Tunizinë. Që në maj thanë “Bravo, ia arritëm”. Që nga maji, Tunizia e pranoi, se pranoi dhe në fund fare vajti cheku i parë prej 900 milionë euro për Tunizinë. Në tetor i shkon cheku prej 65 milionë euro dhe ajo bën diçka të paparë për BE-në, ia kthen mbrapsht. Çon Meloni ministrin e Jashtëm dhe Tunizia refuzon.

Duke parë nga vjen Meloni nga një dështim i jashtëzakonshëm pasi gati 30% vijnë prej andej. Kur ke përballë një partner jo si diktatori tunizian, por si Edi Rama që thotë nuk dua asgjë, sigurisht kjo është një arritje. Këta që njerëz që nuk mund të marrin status dhe nuk mund të transferohen dot, çfarë do të thotë? Rama e pranon që do të shkojnë drejt veriut, pra Evropës Veriore.

Pra do kemi një rrjet trafikantësh. Kryeministri arrin në një llogari të çmendur, të jashtëzakonshme. Qindra e mijëra do të zbarkojnë në Shqipëri. Rama sikur thoshte që nuk është kjo që do i zgjidhë punë Italisë, por nuk do t’i prishë punë Shqipërisë. 300 veta marrin status, Italia i çon me një charter në Romë, ndërsa 2700 të tjerë mbeten në rrugë dhe Shqipëria nuk do të mund të bëjë asgjë. Këta njerëz nuk janë të kthyeshëm pasi ligji kërkon që vendi pritës të lëshojë një dokument. Këtë e bën vetëm Franca me Algjerinë dhe Marokun që ushtron presion. Këtë problem Italia po e transferon në Shqipëri. Me këtë problem po përballet edhe Franca. Anglia i jep 100 milionë euro në vit për të mos lejuar.

Pse nuk i çon Franca në vendet e këta njerëz? E njëjta gjë ndodh edhe në jug. Nga ana franceze me Italinë ke gati një gjendje lufte për shkak të emigrantëve që duan të hyjnë në Francë dhe më pas duan të shkojnë në Britani apo diku tjetër. Kjo marrëveshje është e pamenduar dhe pas disa vitesh, Shqipëria do të mbushet me qindra mijëra emigrantë, që më e pakta do vuajnë dhe më e keqja do ushqejnë një trafik të jashtëzakonshëm të qenieve njerëzore ku polici korruptohet. Do të lëmë kokrrën e namit”, theksoi ai.

Advertisement