Aktualitet
SPECIALE | Dështimi i parisë së diplomacisë kosovare
Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla që nga sulmi në Bansjkë të Zveçanit kanë kërkuar sanksione ndaj shtetit serb për aktin e agresionit ndaj integritetit territorial të Kosovës. Ndonëse kërkesa e tyre për ta ndëshkuar Serbinë ka qenë e vazhdueshme, edhe “mospërgjigjia” e shteteve përendimore ka qenë e tillë. Si nuk arriti sukses lobimi i tre liderëve kosovarë?, pyet Nacionale. Kryeministri Albin Kurti, sot në një prononcim për media, ka kërkuar hetim të hollësishëm për sulmin në Bansjkë të Zveçanit dhe sanksione ndaj Serbisë. “Dy muaj pas sulmit Banjskë duhet të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione mbi këtë akt terrorist mbi Kosovën që na cenoi të gjithë ne”, tha Kurti. “Duam sanksione për Serbinë dhe bëjë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të marrin masa për të gjithë këtë sulm”, shtoi ai tutje. Kryeministri Kurti, që nga koha e sulmit, ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë lidhur me sulmin në Bansjkë të Zveçanit, ku ka mbetur i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, por deri me tani kjo kërkesë e tij “nuk ka kaluar”.