Connect with us

Kosova

Asociacioni/ Veton Surroi pro dhe kundër

Publicisti Veton Surroi, është shprehur më herët se draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga ndërkombëtarët përmban pushtet të tretë në Kosovë, dhe sipas tij, “po të shkonte nëpër filtërat e Gjykatës Kushtetuese, do të kalonte pa vërejtje shumë substanciale. Vërejtja substanciale më e madhja është ajo nëse ka nevojë apo jo për një trup të tretë të pushtetit në Kosovë, dhe kjo është pyetja e cila e ka shqetësuar Kosovën prej vitit 2013”

Në draftin e propozuar, Surroi tha se “është marrë parasysh Marrëveshja e vitit 2013, është marrë krejtësisht Marrëveshja e vitit 2015 dhe janë adaptuar sygjerimet e Gjykatës Kushtetuese të Aktgjykimit lidhur me Marrëveshjen e vitit 2015”.

Për mospublikimin e propozimit për Asociacionit, Surroi nuk ka dashur të flasë, por nuk ka hezituar të tregojë se është “kundër projektit për vendosjen e një autonomie territoriale ashtu siç ishte paraparë në vitin 2013”. Por, siç tha ai, refuzimi do të jetë i vështirë pasi ka theksuar se “kemi të bëjmë me një projekt të cilin Kosova e ka shndërruar në ligj të vetin”, duke përmendur ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend në vitin 2013.

Advertisement