Connect with us

Kosova

Zgjedhjet në Serbi, Bërnabiç: Ruajtja e Kosovës si pjesë e Serbisë

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç deklaroi se ruajtja e Kosovës si pjesë e Serbisë është pika e parë në listën e planit 10-pikësh të Partisë Progresive Serbe.

“Plani 10-pikësh është premtimi ynë – çfarë ende duam të bëjmë deri në vitin 2027 në 10 pika. Nga pika e parë dhe ruajtja e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”, tha Bërnabiç

Ajo shtoi se në krye të listës është drejtimi i një politike të jashtme të pavarur, e udhëhequr nga një Serbi e pavarur, e cila e vetme vendos për të ardhmen e saj.

“Ne duam që populli i Serbisë të vendosë për të ardhmen dhe jo disa zyrtarë të tjerë të huaj dhe njerëz të fuqishëm” – theksoi kryeministrja.

Ndër të tjera, Bërnabiç nënvizoi se një nga pikat e planit është neutraliteti ushtarak.

 

Advertisement