Kronike
Goditi për vdekje 26-vjeçaren shtatzënë në Itali, autori i dyshuar një shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 40-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë me thikë 26-vjeçaren Vanessa Ballan, e cila ishte edhe shtatzënë.
Krimi është raportuar në Treviso. Sipas mediave italiane, e reja është goditur me thikë, rreth shtatë herë, në hyrje të banesës së saj.
Ka qenë bashkëshorti i 26-vjeçares që ka njoftuar policinë, pasi ka gjetur bashkëshorten të mbuluar me gjak.
Vaneesa u vra me thikë dhe 7 plagë të thella janë konstatuar në pjesë të ndryshme të trupit.
Ajo ishte e martuar që nga viti 2013 me Nicola Scapinello, si ajo me origjinë nga Castelfranco Veneto.
Sipas policisë italiane që ka ndërtuar dinamikën e krimit, Vanessa e hapi derën e banesës së saj për shkak se e njihte të dyshuarin.
Në pragun e derës, 40-vjeçari e dhunoi dhe e goditi mbi 7 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas krimit, ai u largua në këmbë dhe më pas përdori një kamion për t’u zhdukur.
Kush është Bujar Fandaj
Policia ka nisur kërkimin për gjetjen dhe kapjen e 41-vjeçarit shqiptar nga Kosova Bujar Fandaj, shofer kamioni, i cili banon në qytetin e afërt Altivole.
Viktima paraprakisht e kishte denoncuar të dyshuarin në polici për përndjekje.
Bujar Fandaj, sipas mediave italiane, vazhdonte ta përndiqte dhe në muajin Tetor e kishte kërcënuar e shtantazhuar se do të publikonte në internet foto intime të tyre nga koha kur kishin një romancë dashurie.
Për këtë arsye, 27-vjeçarja e kishte denoncuar në polici. Karabinierët kishin kryer një kontroll në banesën e 40-vjeçarit, duke i sekuestruar kompjuterin dhe celularin.
Ndërsa hetimet nxorën se e ndjera kishte pasur një raport intim me të dyshuarin.