Connect with us

Kronike

Gjenden dy trupa të pajetë në Vlorë, detajet e para

Dy shtetas kanë humbur jetën këtë të premte në Vlorë.

Policia bëjnë me dije se rasti i parë ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, ku një 58-vjeçar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Ndërsa rasti tjetër i rëndë është regjistruar në lagjen “28 nëntori”, ku një i moshuar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e e rasteve

Advertisement