Aktualitet
Artan Hoxha: Në ‘TikTok’ ka qarkulluar një video e frikshme ku një shqiptar është marrë peng dhe është vrarë
Gazetari Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme teksa po fliste për “TikTok”-un dhe rrjetet sociale.
Hoxha tha se në “TikTok” ka qarkulluar një video e frikshme ku një person nga veriu i Shqipërisë është marrë peng, është vrarë dhe është varrosur.
“Aty kam parë video të frikshme, po mirë që e kanë hequr shpejt. Është vrarë shqiptari, është marrë peng, është filmuar, është vrarë, e kanë varrosur, është filmuar i gjithë veprimi.
E kanë varrosur me gjithë çfarë ka pasur me vete dhe e kanë hedhur në TikTok. Shqiptar ishte, nga veriu. Video e frikshme”, deklaroi Hoxha në TPZ.
I gjithë ky akt, sipas gazetarit është filmuar dhe është publikuar në rrjet, por është fshirë shpejt.