Kosova
Manastiri merr edhe Kullën e Qelisë/ Deçanti mbetet sa një grusht
Urdhri i Qeverisë së Kosovës për t’i regjistruar Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë përreth, është veç pjesa e parë e planit të këtij manastiri që synimet i ka shumë më të mëdha. Por eshte kuptuar nga burime brenda Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Deçanit dhe institucioneve të tjera se qëllimi që tashmë po realizohet i Manastirit është përvetësimi edhe i vendit të quajtur “Kulla e Qelisë”, që është plotë 2 kilometra e 100 metra larg Manastirit të Deçanit dhe praktikisht përfshin rreth 70 për qind të pjesës që është e përcaktuar si Zonë e Veçantë e Mbrojtjes me Ligjin me të njëjtin emër.
Për të pasur një ide më të qartë se çfarë hapësirë është kjo, 24 hektarët e marrë me vendim të qeverisë pas procesit gjyqësor janë pjesë jashtëzakonisht më e vogël. E gjithë zonë e Veçantë e Mbrojtur ka hapësirë prej 839.6 hektarësh.
Toka qe perfshine zonen e mbrojtur Sipas informatave nga brenda Ministrisë së Kulturës, te “Kulla e Qelisë” janë gjetur disa gërmadha që sipas ekspertëve dhe arkeologëve është e mundshme të përcaktohet me saktësi që bëhet fjalë për objekt të ndërtuar në mes të shekujve 4-6, por Manastiri po i pretendon si të vetat, përkundër se vetë është ndërtuar në shekullin 14, mes viteve 1321-1330 në kohën e sundimit të Stefan Decanskit.
Po ashtu, ka informacione se klerikët e Manastirit kanë gjetur përkrahje për pretendimet e tyre edhe te ndërkombëtarët. Pretendimet e Manastirit janë përqafuar, sipas burimit, për shkak se gërmadhat e objektit të vjetër janë gjetur në brendi të zonës së mbrojtur dhe me Ligjin për këto zona thuhet se qëllimi është “të sigurojë mbrojtjen e Manastireve Ortodokse Serbe, kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturore të një rëndësie të veçantë për Komunitetin Serb si dhe për komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës”.
Gerdhmadhat e objektit te Kulla e Qelise Kosova gjithashtu ka marrë obligime të tjera ndërkombëtare në këtë drejtim, përveç ligjit, kur ka pranuar Marrëveshjen e arritur në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Sipas shumëkujt, një nga arsyet përse ndërmjetësuesit në dialog kanë insistuar në futjen e nenit që flet për statusin e kishës serbe në Kosovë ka ardhur pikërisht nga refuzimi i Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin konstatohej që sipas procesit gjyqësor Manastiri i Deçanit ka të drejtë në pretendimet e veta për shkelje ligjore gjatë procesit, rrjedhimisht do të mbetet pronar i tokave të veta përreth. Qeveria e Kosovës publikisht akoma nuk ka folur për këto pretendimet e fundit të Manastirit të Deçanit për të patronizuar edhe gërmadhat e objektit te “Kulla e Qelisë”.