Kosova
Kosova anëtare e NATO-s, bashkë me Ukrainën, Vuçiç kërcënon
Shefi i delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Vladimir Gjukanoviç ka njoftuar se Serbia do të shqyrtojë pjesëmarrjen në Këshillin e Sigurimit të NATO-s nëse Kosova bëhet anëtare e asociuar e kësaj organizate, teksa vendimi i organizatës për këtë çështje do shpallet në fund të majit. Por ish shefi i delegacionit serb, Dragan Šormaz, beson se letrat nuk janë zgjidhje.
Në letër, Gjukanovic ka shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e tij me lajmin se në mbledhjen e mbajtur së fundmi të Komitetit të Përhershëm të Asamblese Parlamentare të NATO-s në Talin, është konsideruar përmirësimi i statusit të Kuvendit të Kosovës – nga statusi i vëzhguesit, ne statusit e anëtarit të asociuar.
Ai ka theksuar se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe se ky vendim përbën precedent në kuadër të Këshillit të Sigurimit të NATO-s, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë shkel Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Serbia e kundërshton fuqishëm këtë vendim dhe shpreson që të mos konfirmohet në seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të NATO-s, ka shkruar Gjukanoviq dhe ka shtuar se pret garanci të forta se kjo çështje nuk do të futet në rendin e ditës të seancës së ardhshme.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, ka theksuar më herët se promovimi i Kosovës në NATO-s, në përvjetorin e bombardimit të ish Jugosllavisë, për të është tregues se Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare janë një “ekip koherent” dhe se komunitetit ndërkombëtar “i pëlqen ta bëjë këtë në data si kjo”. Ai po ashtu ka theksuar se e gjithë kjo po ndodh teksa “gjoja po zbatohen sanksionet ndaj Prishtinës”.