Connect with us

Lifestyle

Psikologët shpjegojnë teknikat e njohjeve ‘online’ që funksionojnë çdo herë

Të bindësh dikë që të pëlqen të dalë për darkë me ty është thuajse puna kryesore në nisjen e një lidhjeje të re romantike, por shumë prej nesh kanë provuar momente të sikletshme gjatë takimeve që kanë prishur pritshmëritë.

Përshtypja e parë besohet se është me rëndësi të madhe që një takim të kthehet në lulëzimin e një romance, ose përndryshe në një ‘mirupafshim’ të thatë pas disa pijeve, shkruan rrjeti Ladbible.

Prandaj ekspertët ka bërë përpara me disa këshilla të zgjedhura si dhe një teknikë për të cilën thonë se duhet të jetë e pandarë në lojën tuaj të joshjes.

Studuesit norvegjezë kanë krijuar një strategji të ‘flirtimit’ në bashkëpunim me universitetet Bucknell dhe University of New York në SHBA.

Ata anlizuan në një grup prej 1,000 pjesëmarrësish në anketim dhe u fokusuan në 40 teknika afrimi për të parë se cila duhej eliminuar.

Ajo që njihet si ‘teoria e strategjisë seksuale” u përdor si premisa e kërkimit, e cila ka të bëjë me mënyrën e zgjedhjes nga njerëzit të partnerit të tyre të ardhshëm.

“Ndryshimet individuale në moshë, besim fetar apo sjellje personale dhe preferenca seksuale, nuk kishin shumë ndikim në zgjedhjen e partnerëve,” thotë një nga profesorët e studimit, Mons Bendixen.

Ndërsa studiuesi tjetër Leif Edward Ottesen Kennair: “Flirtimi ka të bëjë me sinjale të ndryshme që njerëzit i dërgojnë njëri-tjetrit, dhe kjo bëhet për të tërhequr partnerë të mundshëm.

“Si burrat dhe gratë flirtojnë për të tërhequr vëmendjen e një partneri të dëshiruar, ose ndoshta për të arritur një rezultat romantik prej kësaj”.

“Ajo që është më efektive varet nga gjinia juaj dhe nëse qëllimi i flirtimit është për një njohje të shkurtër apo afatgjatë”.

Studimi zbuloi se ajo që funksiononte në çdo rast ishte të qenit zbavitës dhe të tregoje që kishe sens humori.

Kennair shpjegonte: “Njerëzit besojnë se humori ose aftësia për të bërë të tjerët për të qeshur është më e efektshme për burrat që kërkojnë lidhje afatgjatë”.

“Por është më pak e efektshme për gra që kërkojnë një partner seksual të rastit. Por gjithsesi të qeshurat ose nënqeshjet ndaj shakave të një personi, janë një taktikë flirtimi për të dyja sekset”.

Rebecca Burch, bashkë-autore e studimit tha: “Nuk është efektive vetëm të tregosh se ke humor, por për gratë është e rëndësishme t’ia tregosh partnerit tënd të mundshme se ti beson se ai është me humor”.

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading

Lifestyle

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar?  Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!

“Challengers”

“Love Lies Bleeding

“The Fall Guy”

“The Idea of You

“Música”

“Lisa Frankenstein”

“Mother of Bride”

“Turtles All the Way Down”

“The Bikeriders”

“Fly Me to the Moon”

“Twisters”

“It Ends With Us”

Continue Reading

Lifestyle

Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si martesë, ditëlindje, pra një festë. Mirëpo, mos u shqetësoni nëse nuk mund të gjeni shumë miq për të festuar ditëlindjen tuaj

Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni se diçka nuk funksionon me ju. Kjo do të thotë se jeni një person me moral të lartë.

Mirëpo, ju a konsideroni veten një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që të jeni një person jo shumë popullor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.

Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë. Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.

Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme. Dhe kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.

Mirëpo, siç e dimë të gjithë, një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjent, zbavitës dhe miqësor.

Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.

Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.

Pra, nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë shaka me miqtë tuaj, kjo do t’ju privojë paksa, pasi argëtimi është për shoqërinë!

Continue Reading

Lifestyle

Nëse keni këto shenja, duhet të pini më shumë ujë

Nuk ka shumë gjëra më freskuese sesa uji, në këtë mot të nxehtë.

Prapëseprapë, shumica prej nesh nuk pimë ujë mjaftueshëm në baza ditore. E duke bërë kështu, ne e dëmtojmë trupin tonë.

Nëse i vëreni këto shenja tek vetja juaj, ju rekomandojmë që të pini më shumë ujë.

1. Goja juaj është e thatë

Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndjeni se ju është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Kjo pasi pijet me sheqer nuk janë zgjidhje – sepse do t’ju bëjnë të ndjeheni edhe më të etur. Uji lagë membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë.

2. Lëkura juaj është e thatë

Lëkura është organi më i madh i trupit tuaj, kështu që natyrisht se ka nevojë të qëndrojë i hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e akumuluar gjatë ditës.

3. Sytë tuaj janë të thatë

Deri tani ndoshta e keni të qartë se uji ndikon më shumë se veç në gojë dhe fyt. Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy. Nëse po mendoni ‘Çfarë nëse s’mund të qajë?’, kuptojeni se kjo shkakton edhe më shumë dëme në sytë tuaj, sidomos nëse vendosni lente të syrit çdo ditë.

4. Po përjetoni dhimbje në nyje

Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, nyjat janë në gjendje që të përballojnë ‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie.

5. Keni probleme me tretje

Folëm për rëndësinë e ujit në gojë dhe fyt, dhe se si uji mundëson funksionimin e rregullt e të gjitha proceseve. Kjo përfshin edhe sistemin e tretjes. Pa hidratim të duhur, sasia dhe fortësia e mukusit në stomak pakësohet, duke lejuar acidin e stomakut që të bëjë dëme të mëdha brenda. Kjo çon në atë çfarë njihet si “dispepsi”.

Continue Reading

Lifestyle

Si të kurseni para? Mos u vononi më shumë

Kursimi i parave është një nga proceset më të vështira që mund të hasin njerëzit. Disa e hedhin fajin tek pagat e ulëta, disa të tjerë tek kostot e shtrenjta të jetesës, ka nga ata që thjesht e kalojnë me shprehjen që “nuk bëj dot pa udhëtime të shpeshta”, etj.
Por ka disa teknika që ne do jua tregojmë tani se si të filloni të kurseni disa para dhe të fitoni aftësi për menaxhimin e tyre.

Filloni sa më herët

Në fakt këtë e kemi më shumë për prindërit. Është mirë të hapni një llogari kursimi për të vegjlit tuaj dhe të depozitoni aty çdo monedhë që njerëzit i kanë dhënë fëmijës tënd. Asnjëherë nuk është shumë herët për të kursyer. Sa më shpejt të filloni të kurseni aq më shumë stabilitet financiar do të keni në jetë.

Pyesni veten “pse po e bëni?”

Nëse keni nevojë të kurseni, pyesni veten se cili është qëllimi që po e bëni këtë hap. Kjo do ju ndihmojë që të jeni më të vendosur në lidhje me kursimin e parave.
Kurseni me rregullin 50 /30/ 20
Një supermetodë për kursim është rregulli 50-30-20. Pra përdorni 50% të të ardhurave tuaja për shpenzimet fikse, si qira, fatura, sende,, ushqime, abonime mujore etj. Më pas ndani 30% për shtesa si parukierja, kinema, darka etj. Dhe 20% kalojini në llogarinë ose arkën e kursimit.

Organizohuni dhe mbani shënime

Çdo shpenzim përgjatë muajit është mirë t’i organizoni në një tabelë exelle, ose t’i mbani shënim në një bllok të posaçëm. Qëllimi është të monitoroni gjithmonë lëvizjen tuaj financiare.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING