Kosova
Sanduloviç për bllokimin e kosovarëve: E kam paralajmëruar SHBA-në dhe BE-në…
Opozitari serb, Nikolla Sandulovic, ka thënë se ai e ka paralajmëruar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për politikën që përdorë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic.
Në platformën X, ai ka theksuar se ai Vuçic ka një politikë nacionaliste, kjo pasi qindra kosovarë nuk u lejuan dje të kalojnë kufirin Kroaci-Serbi dhe Hungari-Serbi me letërnjoftime.
“Unë kam vite që flas dhe paralajmëroj se cila është politika e Aleksandër Vuçiqit dhe cili është qëllimi i tij përfundimtar. Të gjithë në BE dhe SHBA ranë në gjumë për shkak të negociatave të tij afatgjata dhe gënjeshtrave që i tha ai publikut ndërkombëtar, ndërsa në të njëjtën kohë ndoqi politikën e tij të vjetër nacionaliste në Serbi” – tregoi opozitari serb.
“E kam thënë atëherë, e them edhe tani, vetëm Partia Republikane në Serbi mund të sjellë paqe të qëndrueshme dhe zgjidhje të plotë për Serbinë dhe Kosovën. Diçka e tillë, të cilën Vuçic po e zbaton, çon vetëm në konflikt dhe katastrofë të pashmangshme” – ka potencuar Sanduloviç.