Politike
Pas Konventës, Meta mbledh Kryesinë e PL: Kush nuk lëviz ndryshket
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbledhur sot Kryesinë e PL, ku deklaroi se programi i kësaj force politike është një program që ndihmon shqiptarët.
Meta u shpreh se PL duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimin, ndërsa shtoi se duhet të kemi parasysh shprehjen “kush nuk lëviz, ndryshket”.
“Duhet të kalojmë në veprime”- tha Meta, duke njoftuar gjithashtu se nesër do mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë.
Meta: Të gjithë e ndoqën konventën tonë, na vjen keq për ata që u zhgënjyen nga mbarëvajtja e mrekullueshme. Shqiptarët panë një parti që ofron vetëm transparencë.
Ne kemi një program të shkëlqyer, që ndihmon shumë qytetarë të këtij vendi që të ketë standarde. Shqipëria ka diell për të gjithë, por kaq nuk mjafton. Kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi”.