Kosova
NUK SHQETESOHEM, Vuçiç për reagimin amerikan për rikthimin e Vulin
“Është e qartë se Beogradi, përmes inkuadrimit të dy anëtarëve të Qeverisë së re, të cilët janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara, është kujdesur për të ushqyer marrëdhëniet me Moskën” – keshtu deklaroi Bodo Weber dhe sipas tij, gjithsesi kjo nuk do të thotë braktisje e politikës së uljes në dy karrige (midis Lindjes dhe Perëndimit)”
Sipas bashkëpunëtorit te lartë te Këshillit joqeveritar për Politikat e Demokratizimit ne Berlin, “Qeveria e re e Serbisë, e cila u votua të enjten, do të ketë 25 portofolë dhe pesë ministra pa portofol dhe mes tyre spikasin dy zyrtarë nga “lista e zezë” e Shteteve të Bashkuara.
I pyetur nëse përbërja e re e Qeverisë së Serbisë do të thotë kthesë djathtas, duke pasur parasysh se në të përveç progresistëve dhe socialistëve, eshtë edhe Aleksandar Vulin si zëvendëskryeministër, si dhe lider i së djathtës nga partia Zavetnici, Weber tha se nuk sheh ndonjë ndryshim ideologjik në politikën e regjimit të Aleksandër Vuçicit në përbërjen e qeverisë së re.
Duke komentuar ndikimin e Rusisë në emrat e qeverisë qe tani drejtohet nga Millosh Vucevic, duke marrë parasysh kthimin e Aleksander Vulin dhe Nenad Popoviç, të dy non grata e të shenjuar si persona të lidhur me Kremlinin, Weber u shpreh se anëtarësimi në BE ka qenë prej kohësh një mjet për konsolidimin dhe mirëmbajtjen e Vuçicit në pushtet, dhe forcimi i pozitës ndërkombëtare të Serbisë pa orientime të qarta ideologjike.
“Meqenëse BE-ja nuk mundi të gjente forcë për të ndaluar politikën e saj të dështuar prej kohësh të ‘zbutjes’ ndaj regjimit autoritaro-autokratik në Serbi, shfaqja e zbrazur nga çdo thelb vazhdon, në sy të të gjithëve, dhe qe eshte I ashtuquajturi eurointegrimi i Serbisë.
Prandaj, Vuçic me të drejtë nuk duhet të shqetësohet shumë se çfarë lloj mesazhesh po i dërgohen nga Brukseli dhe kryeqytetet etjera evropiane” – deklaroi Weber, duke shtuar se “Iniciativa gjermano-franceze per dialogun politik Kosove-Serbi, për faktin se bazohej pikërisht në atë politikë të dështuar, u shua pa u ndezur dhe u shoqerua me një përshkallëzim të paprecedentë në veri të Kosoves, të cilën kryeqytetet perëndimore ende nuk janë gati ta pranojnë………..