Aktualitet
Artan Hoxha: Rrjetet “Encrochat” dhe “SkyECC”, nuk do merren si prova në gjyq
Gazetari Artan Hoxha bën me dije se Gjykata Europiane e Drejtesise ka rrëzua përdorimin si provë në proceset gjyqësore penale, bisedat e përfituara në menyre joligjore nga rrjetet e kriptuara Encrochat dhe SkyECC. Me datë 19 tetor 2022, gjykata e Berlinit ne Gjermani, i është drejtuar Gjykatës Europiane të Drejtesisë për të sqaruar, se si duhej të vepronte me bisedat e rrjeteve të kriptuara Encrochat dhe SkyeCC.
Zbërthimi i “Sky ECC” nga Franca, përgjimet që zbuluan lidhjet e krimit, politikës, drejtësisë dhe medias!
Vendimi!
“Gjykata Europiane Drejtesisë (Dhoma e Madhe), në datën 30/04/2024, shpalli VENDIMIN për çështjen C-670/22, duke përcaktuar se traskiptet e ardhura nga autoritet gjyqësore franceze përbëjnë “përgjime të telekomunikacionit”.
Ky vendim i GJED-së lidhet me kërkesën e Gjykatës së Berlinit(Gjermani), mbi disa problematika të zbatimit në vendet e ndryshme të BE, të transkipteve të përgjimeve të komunikimeve të platformës Encrochat të cilat janë kryer prej autoriteteve franceze nëpërmjet një paisje teknike që ka depërtuar në trafikun e komunikimeve të bazuara në internet.
Në këtë Vendim, Gjykata edhe pse konfirmon parimin e njohjes reciproke të vendimeve gjyqësore të vendeve anëtare, duke e cilësuar këtë parim “gurin themelor” të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, kërkon që provat e dërguara nga gjykata franceze me Urdhërin Europian të Hetimit Penal, të verifikohen nga autoritet gjyqësor i vendeve të tjera, nese janë marrë në përputhje me procedurën e parashikuar nga legjislacioni i brendëshem dhe nëse janë në harmoni me parimet e të drejtës së shtetit përkatës.
Dhoma e Madhe e GJED, përcaktoi qartësisht se depërtimi i pajisjeve terminale, që synojnë nxjerrjen e të dhënave në lidhje me trafikun, vendndodhjen dhe përmbajtjen e bisedave që kryhet nga një shërbim komunikim të bazuar në internet, përbën “përgjimin e telekomunikacionit“
Gjykata e BE përcakton mbrojtje më të thellë të këtyre të drejtave sepse, duke interpretuar nenin 14(7) të Direktivës, imponon gjykatësin penal kombëtar që, në kuadër të një procedimi penal të nisur në ngarkim të një personi të dyshuar për veprime kriminale, të mos i konsiderojë si provë informacionet e ardhura, nëse të dyshuarit dhe mbrojtes së tij nuk u jepet mundësie të bëjnë mbrojtje efektive, apo të paraqesin në mënyrë efikase verejtjet e tyre, për këto informacione, të cilaj kanë ndikim thelbësor në vlerësimin e fakteve.
Nisur nga proceset penale që po zhvillohen në Shqipëri, rezultatet e përgjimeve të bisedave të të dyshuarve si përdorues të platformës Encrochat e SkyECC, edhe pse kanë ardhur me letërporosi prej autoriteteve gjyqësore franceze, nuk mund të përdoren për të justifikuar paraburgimin dhe dergimin në gjyq të këtyre personave.
Kjo për shkak se transkiptet jane rezultate të përgjimit masiv, që janë përftuar me nderhyrje në fluksin e bisedave të të gjithë komunikuesve, në shkelje të parashikimeve të legjislacionit procedurial shqiptar dhe mos repspektim të garancive kushtetuese për fshehtësinë e korrespondences si dhe e çdo mjeti tjetër komunikimi.
Vendimi i shpallur në datën 30/04/2024 nga GJED, detyron gjykatësin penal të çdo shteti anëtar që të perjashtoje perdorimin e traskipteve nëse nuk eshte bërë trasparente mënyra e mbledhjes së tyre.
Gjykata e Apelit në Paris ka dërguar për autoritet gjyqësore shqiptare, vetem një CD me transkiptet e përgjimit masiv, duke mos bërë transparente, jo vetëm te dhënat e pajisjes përgjuese dhe mënyrën e përdorimit të saj, por as vendimin e Gjykatësit Francez që ka lejuar përgjimin.
Po ashtu nuk jane sjelle as vendimet e gjykatesit francez për zgjatjen e afateve të këtyre përgjimeve dhe as çertifikimin e vërtetësisë së rezultateve të pergjimeve./K.C/dritare.net