Rajon
Tronditëse/ Prindërit vrasin foshnjen dhe e hedhin në koshin e plehrave
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në greqi, pasi një foshnje dyshohet se është vrarë nga vetë prindërit e tij, e më pas është hedhur në koshin e plehrave.
Mediat greke, bëjnë me dije se fëmija dyshohet se është vrarë nga prindërit, origjina e të cilëve nuk cilësohet, ndërsa sqarohet se ata janë arrestuar tashmë.
Sipas informacioneve, dy prindërit e foshnjes punojnë në një hotel në zonën e Vravronas. Kanë qenë personat që jetonin dhe punonin në hotel, të cilët kanë njoftuar policinë pasi kanë vënë re diçka të dyshimtë, e më pas efektivë kanë shkuar në dhomën e prindërve për kontroll.
Aty kanë gjetur dhomën të mbuluar me gjak dhe pasi kanë kontrolluar kamerat, kanë konstatuar se babai i fëmijës e ka hedhur foshnjen në koshin e plehrave jashtë hotelit.
Pas një kontrolli të kryer në koshat e mbeturinave, u konstatua se kamioni i plehrave kishte kaluar dhe kishte zbrazur koshat.
Autoritetet po përpiqen të lokalizojnë kamionin e plehrave, si dhe trupin e foshnjes, ndërkohë që hetimet vijojnë.
Dyshohet se foshnja është sjellë në jetë pak ditë ose orë, para se policia të kryente kontrollin në dhomën e hotelit.