Connect with us

Kosova

Si dhimbja e dhëmbit, ja si Kupchan e krahason Asociacionin

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe që u bë edhe më e zëshme, si kushtëzim për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

E sipas profesorit amerikan të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Charles Kupchan nisma për themelimin e Asociacionit, është e rëndë për Qeverinë kosovare.

“Mendoj që vendimi për përgatitje dhe implementimin e Asociacionit është vendim i rëndë dhe i dhimbshëm për qeverinë e Kosovës. Është siç themi ne në SHBA, sikur të nxjerrësh dhëmbin. Është i dhimbshëm, njerëzit nuk duan ta bëjnë. Ajo çfarë shohim ne këtu, është se BE-ja ne pergjithesi dhe Këshilli i Evropës ne veçnati po krijojnë nxitje për të implementuar vendime të rënda, duke ofruar leva politike, që Albin Kurti të thotë: Nëse duam të pranohemi në Këshillin e Evropës, duhet ta bëjmë asociacionin”, ka deklaruar Kupchan.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar do veprojë ngjashëm edhe ndaj Serbisë, duke rritur presionin për ta pranuar marrëveshjen e Ohrit.

“Taktikë e njëjtë do të përdoret edhe ndaj Serbisë duke marrë parasysh që kemi një marrëveshje të gatshme, Marrëveshjen e Ohrit, e cila deri tani nuk ka arritur që të shtyjë Serbinë dhe Kosovën të lëvizin drejt implementimit. Tani po shohim Unionin Europian dhe KiE që kanë nisur të shfrytezojnë leva politike me shpresën se do ta shtyjnë përpara këtë proces normalizimi” – deklaroi profesori amerikan të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, I cili duke folur per ngjarjen në Banjskë tha se Milan Radojicic ende po vazhdon të mbetet i lire dhe vlerësoi se sjellja e tij para drejtësisë do të marrë kohë.

Advertisement